Zodiak

Cilat janë dy shenjat më me fat për sot, e mërkurë 28 nëntor 2018

Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme:

GAFORRJA:

E mërkura dhe e enjtja do jenë ditë interesante dhe do jeni protagonistë të një evolucioni, që lidhet me njohjen e njerëzve të rinj dhe me udhëtime të reja. Dhjetori që do të nisë të dielën do jetë shumë i rëndësishëm për ndjenjat. Nëse në fundjavë jeni me një person por dëshironi një tjetër, apo kërkoni një marrëdhënie dhe refuzoheni, mund të keni një moment nervozizmi të madh.

PESHORJA:

Eshtë periudhë e mirë dhe tani mund të mbështeteni edhe në pozicionin e mirë të Jupiterit. Këto ditë do keni dëshirë të flisni për dashurinë. Të shtunën dhe të dielën Hëna do jetë në shenjën tuaj, pra do keni edhe më shumë energji. Nuk do të mungojnë situatat interesante dhe qetësia në familje. Ju jep entuziasëm planifikimi i të ardhmes tuaj.

Leave a Reply

Back to top button