Zodiak MeB

Cilat janë dy shenjat më me fat për sot, e shtunë 16 shkurt 2019

Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme:

LUANI

E shtuna dhe e diela janë ditë përgatitjesh për javën e ardhshme që do të jetë luftarake. Të hënën, Hëna do të jetë në shenjën tuaj, në fakt. Ditët që priten do jenë të mbushura me pozitivitet. Do të ishte një mëkat i vërtetë që të shmangnit takimet dhe mbi të gjitha të shtyni vendimet, që për shumë njerëz mund të jenë të rëndësishme. Pamja e mirë kthehet pas një viti 2018 që ne mund ta quajmë të errët. Prej dhjetorit të kaluar, megjithatë, duket se ju keni rifilluar të rifitoni terren. Me partnerin e duhur nga ana juaj ju mund të bëni zgjedhje me të vërtetë vendimtare. Do të jetë shumë e rëndësishme që të lidheni me të tjerët për një projekt, për rritjen personale dhe profesionale, për një ide të caktuar që keni në mendje.

VIRGJERESHA

E shtuna dhe e diela janë ditë shërimi ku do të keni më shumë dëshirë për të bërë gjëra. Kur jeni mirë fizikisht, ndiheni më të fuqishëm në organizimin e gjërave. Dhe tani, edhe ju keni më shumë dëshirë për të filluar të shihni objektivat për të ardhmen. Projektet tani do të duken më të lehta për t’u menaxhuar. Kjo fundjavë ju gjen në qendër të një revolucioni të vogël personal që do të jetë edhe më i gjerë brenda një kohe të shkurtër. Dhe mbi të gjitha, rebelimi do të rritet, gjë e cila do të jetë edhe më e fortë që nga marsi, kur Urani do të fillojë një tranzit shumë pozitiv dhe të qëndrueshëm.

Leave a Reply

Back to top button