Zodiak MeB

Cilat janë dy shenjat më me fat për sot, e shtunë 2 mars 2019?

Këtojanë dy shenjat më me fat për ditën e sotme:

Dashi

Në përgjithësi optimizmi do ju shoqërojë gjatë gjithë kësaj dite. Sido që të jetë mos lejoni që shpirti pozitiv t’iu shtyjë të bëjë gjëra që nuk mund t’i realizoni dot. Nëse jeni në një lidhje mos i bëni partnerit premtime që nuk jeni as vetë të sigurt nëse mund t’i mbani dot sepse do e zhgënjeni tej mase atë. Tregohuni më realistë dhe do ndiheni më mirë. Ju beqarët do realizoni takimet që aq shumë keni ëndërruar dhe jeta ka për t’u marrë drejtimin e duhur. Në punë do filloni një aktivitet interesant dhe mund të nënshkruani disa kontrata të jashtëzakonshme. Të gjitha portat do ju hapen një e nga një. Buxhetin do e menaxhoni me shumë përkujdes dhe maturi kështu që gjendja nuk do jetë aspak e keqe.

Virgjëresha

Falë mbështetjes së madhe të Mërkurit sot nuk do ju mungojë asnjë moment energjia dhe idetë. Edhe pse do keni frikë mos gaboni, sërish do ecni para pa u ndalur. Për ju që keni një lidhje, marrëdhënia do konsolidohet tej mase. Do ndiheni mirë pranë partnerit tuaj dhe do ndani me të gjithçka. Ju vetëm sa do flirtoni me disa persona, por nuk do hidhni asnjë hap të nxituar. Në fakt duhet të bindeni para se të merrni vendime. Në punë duhet ta ulini kokën dhe të përpiqeni më shumë nga disa ditë më parë. Po u dorëzuat lehtë do dilni të humbur. Buxheti do përmirësohet tej mase kështu që mund të mendoni të bëni investimet e menduara.

Leave a Reply

Back to top button