Enciklopedike

Cilat janë grupet e gjakut të përputhshme me njëra-tjetrën?

Screen Shot 2016-08-01 at 10.26.51Jo të gjitha grupet e gjakut janë të përputhshme me njëra-tjetrën. Ekziston në fakt një tabelë e saktë e përputhshmërisë ndërmjet dhuruesit dhe pranuesit, në bazë të grupit të cilit i përket.

Në të shkuarën nuk ishte i qartë mekanizmi sipas të cilit gjaku i dhuruesit dhe marrësit duhej të ishin të përputhshëm. Për këtë arsye në shekullin XVI, shumë transfuzione rezultuan të pasuksesshme, duke shkaktuar vdekje të shumta.

Vetëm nga viti 1901, falë mjekut dhe biologut vjenez Karl Landshajner u dëshmua se gjaku nuk është i njëjtë tek të gjitha qeniet njerëzore. Landshtajner zbuloi se tek rruazat e kuqe të gjakut janë të pranishme antigjene, dhe se në plazma gjenden antigjenet të quajtur aglutinina; në bazë të kësaj ai arriti të dallojë 3 grupet kryesore të gjakut që u quajtën A, B, dhe 0, të cilave iu shtua një grup më i rrallë AB, i zbuluar vitin pasues nga Von Dekastelo dhe Shturli.

Nëse antigjenet ndërmjet dhuruesit dhe marrësit janë të njëjta, trupi është në gjendje të pranojë transfuzionin. Përndryshe gjaku adopton një strategji mbrojtëse, me antitrupa të drejtuara kundër shenjestrës (antigjenit). Reagimet e aglutinimit të vëzhguara nga Landshtajner, nuk ishin asgjë më shumë sesap përplasja mes antitrupave të marrësit dhe antigjeneve të dhuruesit.

Më pas studiuesit Viener dhe Landshajner zbuluan një faktor i ri përgjegjës për dështimet gjatë transfuzioneve, sidomos tek pacientët që i qenë nënshtruar transfuzioneve të mëparshme. Ky faktor është quajtur faktori Rh, në varësi të subjekteve, ajo mund të jetë pozitiv (Rh +) ose negativ (Rh-). Në bazë të këtyre zbulimeve themelore, tashmë janë të mundura transfuzione gjaku të sigurta, të përcaktuara mbi përputhshmërinë mes dhuruesit dhe pranuesit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button