Analiza

Cilat janë sfidat e zgjedhjeve të mes-mandatit në SHBA?

Nga Nicholas Dungan*

zgjedhjet USCilat janë sfidat kryesore të zgjedhjeve në mes të mandatit?
Një nga sfidat e këtyre zgjedhjeve në mes të mandatit (midterm) konsiston të mësojmë nëse qëndra ekziston gjithmonë në jetën politike amerikane. Ka rëndësi të vejmë në dukje gjithashtu se këto zgjedhje tradicionalisht ndiqen pak nga populli amerikan në kuptimin e gjërë. Si Barack Obama do të humbasë Senatin – siç ai ka humbur Dhomën e përfaqwsuesve në zgjedhjet në mes të mandatit të vitit 2010 – ai do të humbasë pothuaj të gjithë marzhin e manovrës për të drejtuar Amerikën.
Aftësia e tij për të mundur të udhëheqë dhe të bëjë reforma është në zemër të këtyre zgjedhjeve. Në fakt, bashkëjetesa dhe Dhomën e përfaqësuesve në shumicë republikane qysh prej viitit 2010 është jashtëzakonisht e përafërt, dhe ka shpënë tashmë në një paaftësi të presidencës dhe të Kongresit për të punuar sëbashku dhe pra në një paralizë gati të plotë të institucioneve amerikane.
A nuk ka diçka paradoksale në faktin që qytetarët amerikanë janë gjithnjë e më pak të interesuar për politikën ndërkohë që shpenzimet e fushatës nuk kanë qenë asnjëherë kaq të larta? 4 miliard dollarët e shpenzuar, a nuk janë një shenjë që demokracia amerikane është në gjëndje të keqe?
Demokracia amerikane është efektivisht në gjendje të keqe. Neveria e ndjerë nga qytetarët amerikanë kundrejt politikës nuk qëndron realisht në një mos interesim vis-à-vis të saj, por dëshmon më tepër për një mungesë besimi në aftësitë e politikanëve për të zgjidhur problemet dhe për të udhëhequr për të mirën e përbashkët. Popullariteti i Kongresit amerikan sot është më i ulët se ai i presidentit francez Fransua Holand. Ato që interesohen për politikën dhe që investojnë për të shumë para janë qytetarët më radikalë dhe më ekstremistë, të cilët kontribuojnë për të formuar këtë klimë të dëmshme, aq më tepër që këto shuma kolosale janë shpenzuar më shpesh për interesat e tyre personale dhe jo për interesin e popullit amerikan në kuptimin e gjerë.
Ndërkohë ka një përmirësim të ekonomisë amerikane (niveli i papunësisë në 6%, rritja ekonomike në 3.5%), a mundet që  kjo e fundit të jetë një argument që ta lejoje Barack Obamen të ruaje Senatin?
Zgjedhjet në mes të mandatit nuk janë zgjedhje kombëtare, por zgjedhje për karriket. Situata në Amerikë është ndryshe nga ajo në Francë ku zgjedhjet legjislative konsiderohen si kombëtare. Zgjedhjet për kongresin amerikan apo senatin janë para së gjithash zgjedhje lokale. Përveç kësaj, asnjeri në SHBA nuk beson që është Barack Obama (apo Senati ) i cili krijon realisht vënde pune, çka kufizon impaktin e këtij përmirësimi potencial ekonomik të SHBA-së mbi zgjedhësit. Më në fund është mirë që të jemi të sigurt që ky përmirësim është i vërtetë – dhe të mos jetë minimizuar apo kundërshtuar nga faktorë të tjerë negativë – dhe sidomos që ai të konfirmohet në kohë, sepse deri tani asnjë përmirësim nuk është provuar të jetë i qëndrueshëm. Të supozojmë që ky përmirësim i situatës ekonomike të jetë i vërtetë, ta lidhim atë drejtpërdrejtë me këto zgjedhje në mes të mandatit dhe me çështjen për të mësuar nëse demokratët do të mund të ruajnë apo jo Senatin, pra kjo është një lidhje e vështirë për ta demonstruar.
*Këshilltar i lartë në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë
PERSHTATUR NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button