Zodiak

Cilat janë shenjat me 5 YJE për këtë javë, 2-8 dhjetor 2019?

VIRGJERESHA

Në krye të renditjes, Virgjëresha, me 5 yje, falë ndikimit pozitiv të Venusit, Jupiterit dhe Saturnit, të cilët favorizojnë dashurinë: atëherë nëse ju intereson dikush, bëni hapin e madh! Mund të provoni edhe një afrim nëse ka patur një krizë. Gjithçka shumë mirë edhe në punë. Nëse keni një projekt, tani është koha e duhur për ta filluar atë, ai me siguri do të jetë i suksesshëm, edhe pse padyshim shumë varet nga përgatitja juaj.

AKREPI

Pesë yje për Akrepin, i cili ka një qiell vërtet pozitiv dhe energjik, i cili stimulon dashurinë: beqarët mund të bënin takime emocionuese në këto ditë, ndërsa ata që janë në çifte mund të bëjnë plane për të ardhmen dhe ata në krizë tani mund tejkalojnë problemet më lehtë. Një kohë e mirë edhe për sa i përket punës, e vetmja ditë në të cilën është e nevojshme të keni kujdes është e premtja 6 dhjetor.

BRICJAPI

Pesë yje për Bricjapin, i cili ka Venusin, Jupiterin dhe Saturnin pozitiv në shenjë dhe stimulon dëshirën për të dashur. Mund të mendoni për vendime të rëndësishme që lidhen me shtëpinë. Por përpiquni të mos ngrini diskutime në lidhje me çështje të së kaluarës. Sa për punën, ky është një qiell që ju lejon të merrni disa lajme të mira.

PESHQIT

Pesë yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Peshqve. Këtë javë ka yje që ju interesojnë sa i përket dashurisë, por vetëm nëse e lini veten të shkojë përpara, nëse nuk mbylleni në vetvete. Pra, organizohuni, dilni,  shkoni në vende të reja, veçanërisht nëse jeni beqarë. Sidoqoftë, nëse jeni në çift, situata sentimentale është akoma më e mirë sesa ditët e fundit. Puna po përmirësohet, përgjigjet e mira duhet të vijnë së shpejti. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button