Histori

Cilët ishin në të vërtetë barbarët?

Barbar dhe barbarë ishin terma të përgjithshëm, që në kohët e lashta përdoreshin shumë. Për grekët e lashtë Barbarët (barbaroi), fjalë që buron nga ajo onomatopeike bar-bar, ishin “gagaçët”, domethënë të gjithë të huajt të cilët nuk flisnin greqisht. Termi kaloi pastaj në kulturën romake, duke shenjuar të gjithë ata popuj të gjykuar “të huaj” dhe “inferiorë”, si për shkak se ishin të privuar nga ato aspekte që romakët i konsideronin tregues të qytetërimit (ligjet e shkruara, tradita letrare, higjena e tyre e përditshme), ashtu edhe për shkak se perceptoheshin si një kërcënim për stabilitetin politik dhe territorial të perandorisë: ishin barbarë popujt e Europës Perëndimore dhe veriore, të tillësi keltët (quajtur Galët prej tyre) dhe gjermanët, dhe njerëzit e vendosur në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Afërt, të përthithur brenda kufijve perandorake nga shekulli III-II para Krishtit. Barbarët janë përshkruar nga intelektualët romakë si pushtues të dhunshëm, të papërpunuar, me identitet të pasigurt, por në fakt zbulimet më të fundit arkeologjike na detyrojnë të rishikojmë këto kombe, pasi nga këto zbulime na dalin qytetërime të përparuara, moderne dhe të pasur në shprehje artistike. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button