Horizonti.al

Cili ishte Tutankhamoni i vërtetë?

Screen Shot 2015-12-12 at 20.42.54

Ndonëse Tutankhamoni është padyshim faraoni më i famshëm i historisë egjiptiane, për të dihet shumë pak. Lindi ndoshta rreth vitit 1346 para Krishtit në qytetin e Amarnas, afro 300 kilometra në jug të Kairos së sotëm, dhe e mori emrin Tutankhamon apo “imazhi i gjallë i Atonit” (Zoti i Diellit). Babai i tij ishte i ashtuquajturi “faraoni heretik” Akhenatoni; nëna e tij ishte ndoshta një prej grave dytësore të Faraonit, Kiya, ose gruaja kryesore, Nefertiti.

Tutankhatoni hipi në fron pas vdekjes së të atit, rreth vitit 1336 para Krishtit dhe ndryshoi emrin në Tutannkhamon kur kulti i Zotit Aton u ndalua dhe u rikthye në fuqi ai i zotit Amon.

Mbretëroi deri në vdekjen e tij, rreth vitit 1327 para Krishtit. Shkaqet e vdekjes së tij janë të debatueshme edhe sot, dhe nga studimi i varrit të tij vazhdojnë të dalin detaje të reja dhe të papritura. Thuhet se 80 përqind e vendvarrimit të tij ishte krijuar fillimisht për pjesëtarët e tjerë të familjes, duke përfshirë fronin e famshëm të florinjtë si dhe një prej sarkofagëve të florinjtë. Madje edhe maska e famshme, sipas egjiptologut Nichilas Reeves “në fillim i përkiste Nefertitit”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button