Analiza

Cili nga këta është Obama? Presidenti i SHBA, me sozi në Australi

dy obamaPresidenti i SHBA, Barack Obama ka mbërritur në Brisbane për takimin e G20-ës – por mund të jesh i justifikuar nëse sheh dy Obama në Marriott Hotel. Fotografi i gazetës australiane, Adam Smith mendoi se i ishte realizuar ëndrra kur u caktua të ndjekë Obamën. Problemi ishte se, ekzistojnë dy The Beast (makina presidenciale), për arsye sigurie.
Smith u vendos në një qoshe që të kapte autokolonën teksa kalonte pranë tij, duke bërë dhjetëra fotografi të makinave që lëviznin me shpejtësi.
Më vonë, kur po i shihte, ai vërejti ndryshime të mëdhenj në personin (ose personat) që kishte kapur të ulur në pjesën e pasme. A ishte një Obamë që e përshëndeti nga të dy Beast-et? A ishte imagjinata e tij, një rreng i dritës apo një lojë e paramenduar?
SHBA nuk do tregojë asnjëherë nëse ka marrë një sozi – apo se cili është udhëheqësi i vërtetë i botës së lirë – kështu që po ua lëmë ju. Cili është Obama? Të dy? Asnjëri?
Courier Mail

Leave a Reply

Back to top button