Analiza

Cili do të jetë roli ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara?

Politika e jashtme e Barack Obamës, sipas Alessandro Colombos, Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Università Statale të Milanos.

obama_whitehouseShtetet e Bashkuara përfaqësojnë akoma një “komb të domosdoshëm”? Në diskutimin e tim për kadetët e Akademisë Ushtarake të West Point, Barack Obama ka folur për dy qasje që përplasen lidhur me krizat kryesore ndërkombëtare në zhvillim, Sirinë dhe Ukrainën. Nëqoftëse realistët nuk besojnë që efektet negative të tyre përplasen drejtpërsëdrejti mbi amerikanët, aq sa të mos arrijnë të shikojnë me vëmendje hipotezën e një eskalimi ushtarak, ndërhyrësit e djathtë e të majtë denoncojnë sesi Washington po e injoron me rriskun dhe rrezikun e vet. Në të vërtetë, sipas Presidentit, megjithëse izolacionizmi nuk përfaqëson një opsion në tavolinë, jo të gjitha problemet kërkojnë një zgjidhje ushtarake, as kjo nuk mund të përbëje njësinë e vetme matëse të lidershipit amerikan në botë. Përdorimi i forcës është konsideruar i pranueshëm nga Administrata Obama vetëm në rastin në të cilit vihet në diskutim interesi kombëtar, duke justifikuar në këtë rast edhe politika unilaterale. Në mungesë të një kërcënimi konkret ndaj interesave amerikane, anasjelltas, zgjidhja ushtarake duhet të jetë e lidhur me një prag aksesi më të lartë dhe të marrë në mënyrë të detyrueshme formë në një kontekst multilaterale, ndërsa në fazën e mëparshme duhet të parashikohen një seri veprimesh kolektive të bazuara mbi mobilizimin e rinovuar të aleatëve (presione diplomatike, plane për zhvillimin, sanksione ekonomike, zbatim të së drejtës ndërkombëtare, izolim politik).

Kështu, Presidenti ka provuar t’i japë përgjigje një pyetjeje që vjen qysh nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Megjithëse pa marrë një pozicion të qartë respektivisht tendencave kryesore midis të cilave luhatet tradicionalisht politika e jashtme amerikane – izolacionizmit dhe ndërhyrjes – u ka marrë anën atyre që dyshonin se, prapa deklamimit të afirmimeve teorike të përgjithshme transversalisht të pranueshme, fshihet vullneti për ta reduktuar rrezen e impenjimeve të Shteteve të Bashkuara. Për të pasur një çelësi leximi koherent dhe origjinal mbi parabolën e politikës së jashtme amerikane, kemi bërë një bashkëbisedim me Profesor Alessandro Colombo, Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Università Statale të Milanos.

Profesor Colombo, eventualitetit i projektimit ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara do të përfaqësonte një pozicion aq eksentrik sa të hipotezonte një rënie të lidershipit të fituar me humbjen e Bashkimit Sovjetik apo – pa evokuar tashmë të largëtën Doktrinë Monroe – gjen precedentë edhe në pasazhet historike të fundit, aq sa t’i ridmensionojë shtrirjen efektive?

Praktikisht është e mundur të tregohen të paktën tri momente në shekullin e fundit në të cilët i ashtuquajturi “ngurrim” ka marrë formë, duke ju nënshtruar një tendence gjithnjë të pranishme midis qytetarëve amerikanë: 1) në përfundim të Luftës së Madhe, kur Washington preferoi të mos përzihej në lojën e fuqive europiane; 2) pas Luftës së Dztë Botërore, kur vetëm për shkak të logjikave të hekurta të sistemit bipolar emergjent presidenca Truman zgjodhi rrugën e impenjimit ndërkombëtar, pavarësisht presioneve në kahje të kundërt të opinionit publik dhe të një pjese të mirë të klasës politike; 3) me përfundimin e Luftës së Ftohtë, kur gjatë presidencave Bush sr. dhe Clinton flietj, si në botën politike, ashtu edhe në atë akademike, për nevojën e “arkëtimit të dividendëve të paqes”, që nuk nënkuptonte gjë tjetër veçse vullnetin për të rialokuar resurset e tax payers amerikanë të shpenzuara jashtë vendit për të plotësuar nevojat në rritje në brendësi të kufijve kombëtarë. Në këtë fazë, më e rëndësishmja për qëllimet e arsyetimit tonë lidhur me zgjedhjet e sotme të Washington, Bill Clinton mundi George H.W. Bush në zgjedhjet e nëntorit 1992 duke përmbysur nga pikëpamja teorike emërtimin e luftës në Irak. Përgjigja e tij ndaj operacionit Desert Storm të kryer si antagonist në 1991 qe premtimi për një domestic storm të prirur që të zgjidhte mbi të gjitha problemet kombëtare. Në të njëjtën mënyrë George Bush jr. fitoi zgjedhjet presidenciale të 2000 në përfundim të një fushate të karakterizuar nga premtimi për një vëmendje të rinovuar nga sferës së brendshme, duke denoncuar sesi vendi kishte kaluar vitet Nëntëdhjetë i zënë më krizat e shpërthyera për shkak të rënies së regjimeve komuniste.

Tendenca ndaj “ngurrimit” – që duket shpesh edhe në diskutimet e Obama – duket megjithatë se është kompensuar nga perceptimi i nevojës së impenjimit ndërkombëtar amerikan.

Edhe në këtë rast asnjë gjë e re. Politika e jashtme amerikane, në ndryshim nga sa ndodh në Europë, e ka shoqëruar gjithmonë ngurrimin me një ndjenjë misioni të spikatur. Nëqoftëse europianët flasnin për objektiva dhe interes kombëtar, amerikanët flasin për misionin të cilin janë të thirrur për të luajtur në botë. Një konceptim i tillë buron nga një pakënaqësi politike fillestare, e shprehur qysh nga Etërit Themelues dhe më pas e marrë nga Woodrow Wilson dhe nga Franklin Delano Roosevelt, sipas së cilës Shtetet e Bashkuara paraqiten si një fuqi e huaj ndaj rregullave të politikës ndërkombëtare klasike. Nga ana tjetër, termi “Botë e Re” nuk mund të përmblidhet në kuptimin gjeografik të tij, por qëndron për të treguar edhe një vend ku menaxhimi i pushtetit mund të realizohet në forma të “reja”. Në këtë kuptim, mund të pohohet se politika amerikane paraqet një potencial të spikatur “revolucionar” – në pikën që pas vitit 1918 gjeti pika kontakti të shumta me vizionin e Leninit dhe të Lev trockit – aq sa të ndeshej me parimet juridike dhe logjikën e fuqisë të politikës ndërkombëtare europiane. Në këtë perspektivë, neokonservatorët theksonin dhe theksojnë akoma sot se qysh të nesërmen e rënies së Bashkimit Sovjetik ndoshta kishte ardhur momenti që të mundej sistemi i vjetër ndërkombëtar, i populluar nga shtete që ia drejtonë dinamikat në brendësi të kufijve opakë të realpolitikës. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, vokacioni “revolucionar” amerikan ka njohur një shtytje lëvizëse, duke u përkthyer në një kërkim ndryshimi më të thellë respektivisht sistemimeve të thjeshta të forcës. Në këtë rrugë hapi i parë për t’u bërë është individualizuar në tentativën për të zhbërë arkitekturën politiko – juridike vestfaliane, për të zëvendësuar një komunitet ndërkombëtar gjithnjë e më virtuoz, ku arkitrau i sovranitetit do të zëvendësohej nga ai i ndërhyrjes. Transformimit të raporteve midis shteteve do të duhej t’i korrespondonte transformimi përkatës i vetë shteteve, për sa rendi ndërkombëtar bëhej i varur nga rendi i brendshëm – demokratik o njësive të sistemit ndërkombëtar. Ky ka qenë burimi i frymëzimit të politikës së jashtme amerikane të paktën nga 1992 deri më 2006, por që ka pësuar një ndalim të rëndë me impasin politiko – ushtarak në teatrin afgan dhe në atë iraken.

Ardhja në Shtëpinë e Bardhë e Presidentit Obama është karakterizuar nga vazhdueshmëria apo nga jovazhdueshmëria respektivisht kësaj tradite politike?

Pasuesi i Bush jr. ka qëndruar në linjë. Për të ardhur në presidencë kishte bërë të tijat tendencat “izolacioniste” e opinionit publik (të çmontonte politikën e jashtme të Bush dhe t’i jepte fund sagës së luftës kundër terrorit). Në fakt, është zgjedhur edhe për të luajtur rolin e “kujdestarit testamentar” të politikës së jashtme amerikane të viteve Dymijë, siç konfirmohet nga National Security Strategy e 2010 ku bëhet një bilanc përfundimtar dhe falimentar i dhjetëvjeçarit të mëparshëm. Megjithatë, sapo zgjidhet, është parë i detyruar që të konfirmojë statusin e Amerikës si “vend në luftë”, përveçse për të shtuar më pas se nuk bëhej fjalë për luftën globale kundër terrorizmit të luftuar nga paraardhësi i tij. Në fakt, kjo bazohej mbi dy koncepte politikisht në zhdukje si terrori (që ka bërë të ngatërrohet Iraku me al Qaedan) dhe terrorizmi (që është një metodë lufte dhe jo një subjekt politik), ndërsa Presidenti i ri ka sqaruar se lufta realisht në zhvillim ishte kundër një aktori të mirëpërcaktuar si al Qaeda. Për më tepër, falë edhe zhdukjes nga skena të Usama bin Laden, kjo nuk do të përbënte as kapitullin e vetëm, as më të rëndësishmin e politikës së jashtme amerikane. Pavarësisht kësaj, Administrata Obama nuk ka arritur të përpunojë një paradigmë orientuese të re për politikën e jashtme amerikane. Në fakt, megjithëse duke e pranuar krizën në zhvillim, nuk ka përpunuar një zgjidhje për t’u ndjekur në mënyrë koherente dhe është treguar e paqartë si në ndërtimin e një impianti politik të përgjithshëm të ri, ashtu edhe mbi çështjet kontingjente të veçanta. Konfirmimet më preokupuese të kësaj luhatjeje kanë ardhur nga marxhinaliteti amerikan në pranverat arabe, nga pavendosmëria mbi qëndrimin për t’u mbajtur në Siri e Ukrainë dhe nga mungesa e një kriteri të fortë sipas të cilit të frymëzohej në raportet me Rusinë.

Mungesa e zgjatur e një grand strategy, domethënë e një kornize në brendësi të të cilës të merreshin vendimet lidhur me issue të veçanta ndërkombëtare, mos po ushqen një debat lidhur me zgjedhjet e ardhshme të Washington?

Përkufizimi i arkitekturës së politikës të jashtme të një vendi kërkon refleksionin mbi disa pikëpyetje: Çfarë të bëhet? Me çfarë rreze veprimi? Me çfarë mjetesh? Emëruesi i vogël i përbashkët midis atyre që marrin pjesë në debat është vullneti për të ruajtur lidershipin global, që kalon përmjet theksimit të primatit amerikan si në dimensionin e hard power, ashtu edhe në atë të soft power. Edhe në diskutimin e West Point, pavarësisht se ka dalë një farë “paniku konjitiv”, është shfaqur qartë vullneti për të ruajtur rolin e Shteteve të Bashkuara në botë. Në një perspektivë të tillë, një superfuqi duhet të kërkojë të kontrollojë mjedisin e jashtëm të saj, duke i modeluar sistemin ndërkombëtar. Nga njëra anë, Ëashington duhet të vazhdojë të mbështesë një ekonomi botërore të lirë e të hapur (qysh në shekullin e Nëntëmbëdhjetë, politika e jashtme amerikane ishte e orientuar nga parimi i “dyerve të hapura”), nga ana tjetër, duhet të shmangë që të shfaqet një peer competitor që të marrë vendin e zënë nga e zënë nga Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Ose, më mirë, duke parë “rajonalizimin” progresiv të sistemit ndërkombëtar, duhet të shmangë afirmimin e fuqive të mëdha armiqësore në disa zona rajonale jetike për interesat amerikane, duke replikuar kështu në shkallë globale strategjinë e Britanisë së Madhe në Europë midis shekullit të Nëntëmbëdhjetë dhe atij të Njëzet. Shtetet e Bashkuara veprojnë në një botë thellësisht pasNëntëqindëshe, krizat e së cilas penetrohen nga jashtë vetëm nga aktorët rajonalë, ndërsa fuqitë e mëdha të tjera qëndrojnë jashtë lojërave. Mjafton të mendohet për mungesën e një roli të çfarëdoshëm të Kinës, Indisë apo Brazilit në krizën në Siri, Irak apo Ukrainë.

Deri këtu pikat e kontaktit, por cilat janë diferencat midis perspektivave konkurruese?

Para së gjithash, diferencat fillojnë me përkufizimin e zonave me interes parësor, që përfaqësojnë një prej linjave të mosvazhdueshmërisë më evidente midis presidentëve që kanë pasuar njëri tjetrin nga vitet Nëntëdhjetë deri më sot. Amerika e Clinton ka vazhduar ta përqëndrojë vëmendjen e saj mbi Europën, që pasi ka qenë nyja e Luftës së Ftohtë, po përjetonte në territorin e saj krizat më të rënda të sistemimit të lidhura me transformimin sistemik. Amerika e Bush qysh përpara 11 shtatorit, duke e kuptuar se faza në të cilën Europa kishte përbërë qendrën gravitacionale të politikës së jashtme amerikane kishte përfunduar, i spostoi interesat strategjike e saj në një zonë që ndodhej midis Lindjes së Mesme dhe Azi – Paqësorit. Nga ana e tij, Obama e ka shpërfilluar shpresën e europianëve se Washington do të kthehej të merrej me “Kontinentin e Vjetër” (për të cilën i ishte dhënë Çmimi Nobel “paraprak” për Paqen), duke zhvilluar politikën e jashtme të tij, të paktën në linjë teorike, kryesisht përreth konceptit të pivot to Asia.

Po për sa përket strategjisë për t’u ndjekur?

Ekzistojnë dy alternativa kryesore lidhur me atë që duhet bërë. E para është ajo e deep engagement, që e lidh ruajtjen e primatit amerikan me zgjedhjen e Washington për të vazhduar të mbajë marrën e stabilitetit në të gjitha rajonet. Sipas një konceptimi të tillë, për të qëndruar lider në thelb duhet ushtruar lidershipi (domethënë, siç e ka thënë Madeleine Albright, t’u demonstrohet shteteve të tjera se je një “vend i nevojshëm”). Fakti i të qenit të “angazhuar” për Shtetet e Bashkuara para së gjithash nënkupton të ruhet si rrjeti i raporteve të fituara në terren, ashtu edhe institucionet ndërkombëtare të ndërtuara gjatë gjysmës së dytë të Nëntëqindës dhe të formuara nga vlerat amerikane. Në radhë të dytë, angazhimi e rrit aftësinë negociuese amerikane, që i siguron superfuqisë rolin e ndërmjetësit, por edhe të arbitrit, në çdo konflikt. Së fundi, prania u pengon aleatëve që të kryejnë gabime, për sa Washington merr mbi vete përgjegjësi të cilat nuk do të tjerët nuk do të dinin t’i përballonin dhe luan një funksion frikësuesi respektivisht veprimeve të armiqve. Alternativa është opsioni i retrenchment apo i selective engagement, sipas të cilit lidershipi mund të ruhet vetëm duke dislokuar forca në rajonet core për interesat amerikane. Angazhimi “selektiv” shërben jo vetëm për të shmangur keqfunksionimet e provokuara nga pambështeshmëria ekonomike, diplomatike dhe ushtarake e deep engagement, por edhe të përmirësojë soft power e Shteteve të Bashkuara, imazhi i të cilës në të kaluarën është dëmtuar nga një prani e tepruar dhe jo rrallë e përzier me arrogancën. Veç të tjerash, kjo zgjidhje shmang rrethin vicioz e “shfrytëzimit e të fortit nga ana e të dobtëve”, për sa i pengon aleatët që t’ia japin sigurinë e tyre superfuqisë dhe kësaj që të gjendet e mbërthyer në konflikte që nuk i interesojnë drejtpërsëdrejti.

Respektivisht sa është thënë, cila zgjidhje është adoptuar nga Administrata Obama?

Pavarësisht se jemi diku nga mesi i mandatit të dytë, Obama duket ende i pavendosur nëse të anojë për deep ose për selective engagement. Në fakt, më i përcaktuar është modeli me të cilin është frymëzuar në raportet me aleatët dhe me kundërshtarët. Me të parët duket se ka lënë mënjanë unilateralizmin e Bush jr. për t’u kthyer në zgjedhjet multilaterale e Clinton, ndërsa me të dytët ka zhvilluar strategic reassurance, duke tentuar që t’i sjellë konkurruesit strategjikë në pozicionin e partnerëve strategjikë dhe duke kërkuar që të shmangë që bashkëbisedues të mundshëm të transformoheshin në kundërshtarë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Midis kritikave të shfaqura deri më tani duhet kujtuar funksionimi i keq i dizimpenjimit nga Iraku dhe keqësimet në raportet me Kinën dhe Rusinë pavarësisht strategic reassurance (Irani do të përbëjë nja bangprovë të fundit si për këtë çështje, ashtu edhe për t’i dhënë Administratës një rezultat të rëndësishëm në 8 vjet bashkë me vrasjen e Usama bin Laden). Së fundi, nuk mund të harrohen dy probleme të mëdha që po shfaqen për shkak të pivot to Asia: nga njëra anë, kjo zgjedhje është parë nga aleatët europianë dhe të Lindjes së Mesme si një braktisje në kuptimin e vërtetë të fjalës, që ka ndezur luftën për hegjemoninë rajonale, nga ana tjetër është përjetuar nga Kina si një politikë armiqësore dhe në kontradiktë me strategic reassurance (për një dinamikë të njëjtë dhe të kundërt, çdo herë që Shtetet e Bashkuara rilançojnë raportet me Kinën i frikësojnë kontekstualisht aleatët e tyre).

Kështu, për të konkluduar, Shtetet e Bashkuara janë praktikisht një superfuqi në rënie?

Nëqoftëse shikojmë në shpërndarjen ndërkombëtare të fuqisë, nuk është e mundur të flitet për një kolaps të Shteteve të Bashkuara (siç ndodhi me Bashkimin Sovjetik në vitet Tetëdhjetë) dhe edhe në raport me epoka të tjera – për shembull vitet Shtatëdhjetë – shtrirja e fuqisë amerikane nuk duket se po tërhiqet në masë preokupuese. Megjithatë, rënia merr formë në zvogëlimin e gadishmërisë amerikane në përdorimin e fuqisë së saj. Në fakt, hegjemonia nuk i kërkon posedimin e thjeshtë, por edhe vullnetin për ta përdorur. Nën presionin e ushtarakëve, opinionit publik dhe analistëve, megjithëse duke qenë në vetëdije se zotëron një fuqi të madhe, Administrata Obama duket se dyshon që mënyra më e mirë për ta ruajtur është ajo e mos përdorimit shumë të saj. Është verifikuar kështu humbja e besimit në aftësinë e përdorimit me efikasitet të hard power, gjë që ka ndikuar negativisht edhe mbi soft power amerikan. Nëqoftëse Bush ishte i bindur se arrinte ta transformonte forcën në influencë, Obama duket se ka frikë se mos forca mund të transformohet në një kurth.

Përgatiti për bota.al:

ARMIN TIRANA

Leave a Reply

Back to top button