Analiza

Ciudad Juarez, mes karteleve, trafikantëve, nepërkave dhe gjarpërinjve

Nga Giovanni Porzio

Ndërthurja mes politikës, mafies dhe trafiqeve ilegale, ka shenjuar historinë e Ciudad Juarez. Që në fillim të 1921, pas Revolucionit Meksikan, konsulli i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara John W. Dye e përshkroi Ish-El Paso del Norte si “Mekën e kriminelëve në të dyja anët e kufirit”, ku krimi i organizuar dhe fuqia ekonomike shkojnë dorë për dore

Screen Shot 2015-06-19 at 23.03.14

Ciudad Juarez. Ti pret një kufi të përforcuar. Në fakt, mjaftojnë disa minuta për të kaluar lumin, që amerikanët e quajnë Rio Grande, Rio Bravo për meksikanët. Nëse shkoni në jug, nuk ju kontrollojnë as pasaportën. Lë prapa rrokaqiejt dhe bankat e El Pasos, “qyteti i dytë më i sigurtë në Shtetet e Bashkuara”, dhe gjëja e parë që shihni përtej Puente Inter Nacional Paso del Norte, është një kryq prej druri, i shpuar nga qindra gozhdë: një për çdo grua të vrarë.

Ciudad Juárez, shteti i Chihuahuas, një milionë e gjysmë banorë, ka një nam të keq: “kryeqyteti botëror i vrasjeve dhe sidomos i grave”, “sheshi kryesor i tregtisë së drogës dhe trafikut të qenieve njerëzore”. Midis viteve 2006- 2012, lufta mes karteleve të drogës, ka shkaktuar më shumë se 50 mijë viktima, nga të cilët më shumë se 10 mijë në “qytetin e të vdekurve” në kufirin teksan, në mesin e tyre 70 gazetarë, qindra gra, mijëra të zhdukur.

[real3dflipbook id=”293″]


Leave a Reply

Back to top button