Analiza

“Clinton cash”, të gjithë hijet prapa parave të Billit dhe Hilarisë

Screen Shot 2015-04-22 at 09.43.49

AMY CHOZICK

Libri nuk do të dalë në librari përpara 5 majit, por kandidati presidencial republikan, Rand Paul i ka quajtur që tani të dhënat që ai përmban, “si lajme të një niveli të lartë”, që do të “shastisin” dhe do të nxisin lexuesit të “vënë në dyshim” kandidueshmërinë e Hilari Rodam Klintonit. “Clinton Cash: Historia e rrëfyer, se si dhe përse, qeveri të huaja dhe biznese ndihmuan për të pasuruar Billin dhe HIlarinë” – i Piter Shvajcerit – një investigim në 186 faqe, i përqëndruar në donacionet e marrë nga Fondacioni Klinon, me burim të huajt – po shfaqet si libri më i shumëpritur i një cikli presidencial, i cili është ende në hapat e parë.

Në libër shkruhet se entitetet e huaj që kanë dhuruar shifra të mëdha për Fondacionin Klinton, si dhe për Bill Klintonin, si shpërblim për punën e tij si lektor, kanë marrë në këmbim favore nga ana e Departamentit të Shtetit, kur në krye të tij ishte Hilari Klintoni. “Do të shohim një seri transaksionesh financiare që përfshijnë KLintonët, që kanë ndodhur në të njëjtën kohë me vendime politike, nga të cilat kanë përfituar ata që kanë kryer pagesat”, shkruan Shvajcer.

Autori përmend, për shembull, një marrëveshje shkëmbimesh tregtare me Kolumbinë, që lehtësoi investimet në burimet natyrore në atë vend për një donator të FOndacionit, projekte zhvillimi të nesërmen e tërmetit në Haiti në vitin 2010, si dhe pagesa për më shumë se një milion dollarë për Bill Klintonin, nga ana e një banke kanadeze, aksioniste në naftësjellësin Keystone XL, të kryera në kohën kur projekti po merrej në shqyrtim nga Departamenti i Shtetit.

Në periudhën përpara shpalljes së kandidaturës nga Hilari Klintoni, ndihmësit e ish Zonjës së Parë kanë ditur të shkatërrojnë menjëherë dhe me shkathtësi, duke i quajtur frute të propagandës konservatore, librat e shkruar nga kritikët e saj, si për shembull “Hakmarrja” e Eduard Klain, në lidhje me tensionet mes Klintonëve dhe Obamave, apo “Clinton Inc.” të Daniel Harperit. Ndër këta, “Clinton Cash” është ndoshta më shqetësuesi, për shkak të investigimeve që përmban, apo edhe sepse gazeta me peshë në SHBA dhe në botë, si Tajms, Uashington post dhe Foks kanë firmosur tashmë marrëveshje ekskluzive me autorin, për të investiguar në lidhje me sugjerimet që bën libri.

Anëtarët e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senat, ku bëjnë pjesë si Paul, ashtu edhe senatori Marko Rubio, republikan i Floridës, janë vënë në dijeni për të dhënat që përmban libri, të njohura tashmë për disa kandidatë presidencialë.

“Super Pac-ët” (Komitetet e veprimit politik) konservatorë synojnë të shfrytëzojnë në avantazh të tyre “Clinton Cash”, ndërkohë që një “Super Pac” pro demokrat, i prirur të demonstrojë se si Shvajceri është i shtyrë nga paragjykimet kundër Hilarisë, ka bërë gati një dosje të tërë për llogari të tij. Përveç se ka bashkëpunuar për hartimin e fjalimeve të ish Presidentit Bush, Shvajceri është pjesëtar i Institutit Hoover, konservator, dhe ka shkruajtur për faqen e internetit konservatore breitbart.com. Edhe ekipi i fushatës së Klintonit, i sapokrijuar, është duke projektuar nismën për goditjen e librit, për ta bërë të duket thjeshtë si goditja e radhës e organizuar prej konservatorëve. Për Brajan Fallon, zëdhënës i fushatës, vepra e Shvajcerit “paraqet fakte që tashmë janë të njohur si teori konspirative absurde. Nuk është vepra e parë e trilluar që është botuar në lidhje me Klintonët dhe me siguri nuk do të jetë e fundit”. Si Shvajceri, ashtu edhe një zëdhënës i HarperCollins që ka botuar librin, nuk kanë pranuar të komentojnë.

Koha e botimit të librit përkon me zbritjen në terren të Hilari Klintonit dhe sigurisht që nuk është në favor të kandidates, e cila është paraqitur parazgjedhësve si “mbështetëse e amerikanëve të zakonshëm”. Nga viti 2001 deri në vitin 2012, Klintonët kanë fituar të paktën 136 milionë dollarë e gjysmë, shkruan Shvajceri, bazuar në një artikull të publikuar nga Post. “Në vitet kur Hilaria punonte për qeverinë, Klintonët kanë kryer apo lehtësuar me qindra transaksione të dyshimtë”, me qeveri dhe individë të huaj, shton autori. “Disa prej këtyre transaksioneve u kanë sjellë atyre miliona dollarë”. Fondacioni Klinton ka qenë objekt i verifikimeve për faktin që ka pranuar donacione të huaj në periudhën kur Hilari Klinton ishte Sekretare Shteti. Javën që kaloi, Fondacioni ka modifikuar statutin e tij me qëllim pranimin e donacioneve nga vende si Gjermania, Kanadaja, Vendet e Ulët dhe Britania e Madhe, si dhe ndalon donacionet nga tre shtete të Lindjes së Mesme.

Të dhënat e librit bazohen mbi të gjitha në pagesat e marra nga Bill Klintoni si lektor, që gjatë mandatit të bashkëshortes së tij si Sekretare Shteti janë shumëfishuar. “Nga 13 diskutimet për të cilët Klintoni ka marrë një shpërblim prej afro 500 mijë dollarë”, shkruan Shvajcer, “vetëm dy janë dhënë në vitet kur bashkëshortja e tij nuk ishte Sekretare Shteti”. Në vitin 2011, Bill Klintoni ka fituar 13.3 milionë dollarë për 54 fjalime, që janë mbajtur në pjesën më të madhe të rasteve jashtë vendit, shkruan autori./NYT/

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button