Magazine

Çlirojeni veten nga e kaluara

Ne të gjithë mund të ndihemi shumë të lidhur me këngën e famshme të Freddie Mercury ‘I Want to Break Free (Dua të çlirohem). E kush në fakt nuk do të donte thellë brenda vetes sëtij të këpuste prangat e tij dhe të fluturonte drejt një bote pa kufij? Por kjo gjë nuk është aq e lehtë.

Është e vërtet që ne fiksohemi shumë tek e kaluara jonë, njerëzit e tjerë apo rrethanat. Por evërteta është se gjithçka që na pengon, është zëri që na flet brenda kokës sonë. Fatmirësisht, kemi fuqinë t’ia mbyllim gojën atij papagall plak e të bezdisshëm, dhe në vend të tij të dëgjojmë diçka shumë më të këndshme. Si fillim ju rekomandojmë të ndiqni këto këshilla.

Ndaloni së sabotuari veten

A mendoni ndonjëherë se jeni armiku më i keq i vetes tuaj? Ndoshta e blini atë çantë edhe pse nuk ua mban xhepi, hani petulla sapo keni mbaruar stërvitjen në palestër, zgjoheni në njëgjendje shumë të keqe para një interviste pune apo shtyni përgjigjen mbi një takim potencialisht emocionues më një person që ju simpatizon.

Trajnuesi Kim Morgan (barefootcoaching. co.uk) thotë se kjo është një sjellje vetë-sabotuese,dhe shumë njerëz e përdorin atë në një përpjekje të gabuar për të mbrojtur veten nga përvojat dhe emocionet negative. Por rruga e duhur është të kuptoni se çfarë e nxit sjelljen tuaj. Ju mund të ndjeni thellë brenda vetes se nuk e meritoni atë punë vetëpërmbushëse, trup të shëndetshëm apo marrëdhënie të dashur.

Këshilla

Shkruani në një ditar shembuj të marrëdhënieve të lumtura në jetën tuaj dikur dhe sot, sukseset në punë apo raste kur jeni ndjerë mirë me pamjen tuaj. Është hapi i parë për ti kthyer në ‘pozitive’ besimet negative, dhe me kalimin e kohës kjo do të çojë tek një besim më të fortë tek vetja.

Hiqni qafe milingonat e bezdisshme

Ne të gjithëve ka zukasin shpeshherë në vesh zërat e ashpër dhe kritikë, që na thonë se nuk jemi mjaftueshëm të mirë/elegantë/të zgjuar; apo se ne jemi një prind/partner/fëmijë/punonjës i keq. Psikologët i quajnë ato Mendime Negative Automatike (ANT), dhe pranimi dhe sfidimii tyre mund të jetë shumë i dobishëm.

Për shembull, imagjinojeni veten duke nxituar dhe duke derdhur çajin mbi tapet. E qortoni veten:Unë e bëj çdo gjë gabim!”. Po ku janë provat që kjo deklaratë është e vërtetë? A nuk është më e drejtë të thuash që në përgjithësi nuk i derdh pijet? Ne të gjithë rrëshqasim, sidomos kur jemi të stresuar, dhe leksioni është ti japim vetes më shumë kohë në të ardhmen.

Këshilla

Kur një “milingonë” futet në kokën tuaj, Emily Bradley (themeluesja e blogutimperfectdivablog.ëordpress.com) ju këshillon të provoni teknikën STOP. Ndaloni. Merrni frymë (një frymëmarrje e thellë, 5 sekonda mbajtje e frymës dhe 5 sekonda frymënxjerrje). Më pas vëzhgoni se si ndiheni. Pastaj do të vini re se bota rrotullohet ende.

Falni që të keni sukses

Gjatë 27 viteve burg, Nelson Mandela shkroi:Të jesh i lirë nuk do të thotë thjesht të heqëshprangat, por të jetosh në një mënyrë që e respekton dhe forcon lirinë e të tjerëve. Ai i fali ata që e burgosën. Ne nuk mund të jemi të gjithë fitues të Çmimit Nobel për Paqe, por mund të mos furnizojmë me oksigjen të demonët e vjetër të urrejtjes. Për tu shëruar, ju duhet të çlironi emocionet tuaja, qoftë duke bërtitur, qarë apo përplasur një jastëk. Më pas, përpiquni të kuptoni pse dikush veproi ashtu siç veproi. Dhembshuria shëron plagët.

Këshilla

Kombinimi i mendjes dhe trupit mund të çlirojë shumë bllokues emocionalë, thotë psikologiaNina Dhiman. Ndaj luanin rolin e ”prerësit të druve”. Qëndroni me këmbët e hapura, vendosni duart mbi kokë (kjo është sëpata juaj). Merrni frymë, dhe ndërsa e nxirrni atë ulni krahët shpejt, sikur jeni duke prerë dru. Përplasni duart përpara belit dhe duke lëshuar një Aah! me zë të lartë.

Mësoni të jeni një njeri jo i përsosur

Për çdo njeri përsosmëria është diçka e pamundur. Megjithatë ne të gjithë biem në grackën e kërkimit të saj. E kush mund të pretendojë se ka ekuilibrin e përkryer punë-jetë-dashuri, një shtëpi pa asnjë grimcë pluhur dhe fëmijë dhëmbët e shkëlqyer. Synimi për të qenë tëpërsosur mund të na bëjë të ndihemi fare të pavlerë dhe shumë të frikësuar për të provuar ndonjë gjë në këtë jetë.

Këshilla

Përqafoni konceptin japonez wabisabi, që e gjen bukurinë tek ajo që duket e papërsosur. Fëmija juaj mund të jetë duke hasur vështirësi në shkollë, por ai ka shumë gjëra të tjera për tëqenë i lumtur. Si këngëtare, Emily Bradly u bën thirrje njerëzve që nuk kanë të fiksuar pas përsosmërisë që t’i gëzohen dështimeve, pa të cilat nuk do të mësonin dot asgjë.

Mos u shqetësoni për atë që do të thonë ata

Një nga forcat më dëmtuese me të cilat përballemi, është frika se çfarë mund të mendojnë njerëzit e tjerë për ne. Identiteti ynë asfiksohet nëse ne fiksohemi pas frikës se çfarë do të thonë ata. Imagjinoni sikur jeni në një treg të rrobave të përdorura dhe ju pëlqen një kapelee pazakontë apo një palë çizme ngjyrë vjollcë.

Doni ti blini, por më parë pyesni veten se çfarë do të mendonin miqtë tuaj, ose fqinji juaj, apo kamarieri ku e pini kafen çdo ditë në lagje. Por mendoni pak në drejtimin e kundërt:A do ti gjykonit ju të tjerët kaq ashpër? Jo. Atëherë as ju mos u frenoni.

Këshilla

Nëse keni dashur t’i bashkoheni një protestë në rrugë, apo keni dashur një makinë ngjyrëndezur, atëherë protestoni dhe blijeni makinën. Siç këshillon Emily Bradly Ka shumë tëngjarë që njerëzve, gjykimi i të cilëve ju shqetëson kaq shumë, nuk do të merren fare me ju”. / psychologies – bota.al

Back to top button