Histori

Çmenduria e Henrit VIII dhe sindroma CTE

Screen Shot 2016-08-29 at 21.48.31Për pjesën më të madhe të mbretërimit të hershëm, Henri VIII ishte një udhëheqës shumë inteligjent dhe i aftë, por gjendja e tij mendore u prish dhe ai u bë paranojak, me shpërthime inati dhe sjelljte prej të çmenduri. Henri VIII ishte një sportist i njohur, dhe kjo mund të ketë çuar në vdekjen e tij. Në vitin 1524, ai pësoi një lëndim në kokë gjatë një turneu dyluftimesh që e la atë me migrenë.

Në vitin 1536, Henri mbeti dy orë pa ndjenja pasi kali i tij me armaturë ra mbi trupin e tij. Pikërisht pas këtyre aksidenteve, ai filloi të përjetojë simptomat e paqëndrueshmërisë mendore. Edhe pse nuk ka asnjë mënyrë për të provuar këtë shkencërisht, zbulimi kohët e fundit i sëmundjes së Encefalopatisë Traumatike Kronike(CTE), përputhet me shumë prej simptomave të Henrit VIII.

CTE, e zakonshme tek atletët që përjetojnë dëmtime të përsëritura në kokë, shkakton simptoma të ngjashme me çmendurinë dhe Parkinsonin. Henri filloi të harronte shumëçka dhe ishte i prirur për luhatje humori, dhe kjo mund të shpjegojë trajtimin famëkeq të grave të tij, së bashku me paaftësinë për të kryer marrëdhënie seksuale, pavarësisht se kishte qenë donzhuan në rininë e tij./bota.al

Leave a Reply

Back to top button