Sport

Çmenduria e ke emrin Paris, në merkaton e ardhshme kërkohet super sulmuesi belg

Paris Saint Germain nuk njeh limite në merkato dhe këtë e tregoi verën e fundit. Pasi shpenzoi diçka më shumë se 400 milionë Euro për të afruar në skuadër dy sulmues, brazilianin Neymar dhe francezin e talentuar Mbappe, drejtuesit e klubit parizien kanë shënjestruar një tjetër emër të madh për merkaton e verës së ardhshme.

Sipas mediave në Angli mësohet se bëhet fjalë për mesfushorin belg të Manchester City-it, Kevin De Bruyne për të cilin PSG është gati të bëjë një tjetër çmenduri financiare. Në fakt Citiziens i kanë ofruar rinovimin e kontratës deri në vitin 2021, yllit të skuadrës së tyre, por ky fakt nuk e tremb aspak klubin francez që do të bëjë çmos për të bashkuar me Neymar e Mbappe në të njëjtën skuadër një tjetër lojtar me cilësi të jashtëzakonshme.

Kjo tregon se Edison Kavani e pambyllur ciklin e tij tek PSG, pasi ardhje e De Bryne në prince park, e dëmton seriozisht vazhdimin e tij./A.B./Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button