Analiza

Çmimi “Nobel” për Paqe i shkon një 17-vjeçareje

Të dy këta veprimtarë nga Pakistani dhe India fituan çmimin Nobel për luftën kundër shtypjes së fëmijëve dhe të rinjve

Nobel

Veprimtarja për të drejtat e shkollimit të vajzave Malala Yousafzai nga Pakistani, dhe veprimtari për të drejtat e fëmijëve, Kailash Satyarthi nga India janë fituesit e çmimit Nobel për paqe. Duke shpallur fituesit të premten, Komiteti norvegjez i Novelit tha se të dy ata janë vlerësuar për “luftën kundër shtypjes së fëmijëve dhe të rinjve dhe për të drejtën e të gjithë fëmijëve për t’u arsimuar”. Vendlindja e Malalas, Mingora në luginën Swat të Pakistanit ishte vënë nën kontrollin e militantëve nga, Afganistani para më shumë se gjashtë vjetësh dhe komuniteti u vu nën ndikimin e talebanëve nga Pakistani të cilët ngritën gjykata ekzekutuan banorë lokal dhe mbyllën shkollat e vajzave përfshirë edhe atë në të cilën mësonte Malala. Ajo ishte qëlluar në kokë nga talebanët, derisa po kthehej nga shkolla, në tetor të vitit 2012. Para se të qëllohej, ajo kishte shkruar një blog në të cilin përshkruante jetën nën sundimin e talebanëve duke kërkuar të drejtën e arsimimit për vajzat. Malala është fituesja më e re e Çmimit Nobel për Paqe. Ndërsa fituesi tjetër, Satyarthi 60 vjeçar, është veprimtar për të drejtat e njeriut në Indi dhe njihet si ndjekës i ideologjisë së Mahatma Gandhit. Ai ka organizuar forma të ndryshme të protestave e demonstratave paqësore kundër shfrytëzimit të fëmijëve për përfitime financiare. Ai ka ndihmuar edhe hartimin e dokumenteve të rëndësishme ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve.

Leave a Reply

Back to top button