Enciklopedike

Codex Gigas, ose Bibla e Djallit

Screen Shot 2015-05-15 at 1.14.49 PMDorëshkrimi më i madh i njohur i lashtësisë është Codex Gigas, që është quajtur ndryshe Bibla e Djallit, për shkak të një ilustrimi në një faqe të plotë të vetë Djallit dhe legjendave që vërtiten përreth librit. Duhen dy njerëz për ta ngritur librin, i cili është bërë prej më shumë se 160 lëkurë kafshësh. Ai është shkruar në shekullin 13 dhe aktualisht ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Stokholmit.

Legjenda thotë se Codex Gigas u shkruajt nga një murg që kish bërë një pakt me Djallin, pasi ishte dënuar me vdekje duke u murosur i gjallë. Me ndihmën e Djallit, murgu e shkroi librin brenda një nate (portreti u pikturua nga vetë Djalli). Cuditërisht, shkrimi në libër është sikur të jetë shkruajtur vërtetë brenda një periudhe të shkurtër kohe. Sidoqoftë, për të shkruar atë vepër do të duheshin pesë vite punë e pandërprerë, dhe shumica e studiuesve thonë se janë dashur 30 vite. Pastaj, a nuk do të qe më mirë të përdorej Djalli për të të nxjerrë nga Muri, se sa të shkruaje një libër?

Në pamje të parë, përmbajtja e këtij libri është po kaq e cuditshme. Ai përmban një Bibël të plotë në latinisht, dhe ndër të ka disa libra të tjerë, si Lashtësia e Hebrenjve nga Flavius Jozefus, një koleksion veprash mjekësore të Hipokratit dhe Teofilit, Kronika e Bohemisë nga Kozmasi i Pragës, Enciklopedia Etimologjike nga Isidori i Seviljes si dhe tekste të tjerë më të shkurtër. Veprat e fundit përfshijnë tekste mbi ekzorcizmin, formula magjike dhe një ilustrim i qytetit të parajsës. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button