Bashkë me inteligjencën dhe ndërgjegjen, është aftësia njerëzore par excellence. Të menduarit na bën të vetëdijshëm për vetveten, të vetëdijshëm se ekzistojmë në botë (jo më kot, Kartezi pohonte: “Cogito ergo sum”, domethënë, “mendoj, pa jam”)…
ZERA NE KOKE
Në fakt mund t’i “shohim” përmes rezonancës manjetike funksionale, apo me elektroencefalogramë, e madje të lexojmë përmbajtjen në vija të përgjithshme. Dhe kjo sepse në pjesën më të madhe të qenieve njerëzore (me përjashtimin e pjesshëm të njerëzve që janë shurdhë që në lindje), mendimet shprehen në formën e gjuhës, përmes të ashtuquajturit zë i brendshëm. Eshtë ai tingulli imagjinar, që e dëgjojmë edhe kur lexojmë dhe që shpesh ka vetë zërin tonë, por jo gjithmonë: mund të mendojmë edhe me zërin e prindërve tanë, apo të imagjinojmë që dikush na flet, dhe në atë rast, mendimi do të ketë zërin e bashkëbiseduesit tonë…
[real3dflipbook id=”965″] |