“Unë vuaj nga hiperaktiviteti mendor dhe fizik, por 30 vite mëparë, këto ishin probleme pak të njohura. Nuk arrija tëpërqendrohesha, isha edhe disleksik. Humba dy vite shkolle, kisha vështirësi edhe në universitet. Kjo gjë më bëri të ndihesha disi më inferior nga shokët e mi, por njëkohësisht më nxiti edhe të tregoja se vleja më shumë.
Tani ka shumë mënyra, ekziston terapia Emdr, për t’i ndihmuar fëmijët t’i përqendrojnë energjitë në drejtimin e duhur. Unë e përdorja për gjërat e duhura fillimisht, më pas për gjërat e gabuara, por sot nëse kam mundësi të ndihmoj dikë, e bëj me gjithë qejf. Me fondacionin tim aktualisht ndihmoj 6000 fëmijëme çrregullime të përqendrimit dhe hiperaktivitetit.
Kam kuptuar se nuk fitohet asnjëherë i vetëm. Kam mësuar t’i pranoj pikat e mia të dobëta dhe të kërkoj ndihmë. Të gjithëkanë dobësitë e tyre, të gjithë vuajnë, të gjithë dështojnë në njëpikë të caktuar të jetës, por çelësi kryesor për t’ia dalë mbanë, është të mos dorëzohesh. Unë kam kaluar shumë gjëra në jetë, shumica edhe janë diskutuar prej të tjerëve. Jam ndjerë gjë i lumtur? Sigurisht që jo, jam ndjerë keq dhe kam ndjerë dhimbje, por tani kam avantazhin e madh që të mos kem asgjë për tëfshehur”. – Lapo Elkann
Çrregullimi i vëmendjes me hiperaktiviteti ose e njohur me shkurtimin ADHD është një nga çrregullimet që në ditët e sotme po haset shumë në radhët e fëmijëve dhe adoleshentëve. Edhe dikur kanë ekzistuar raste të tilla me mungesë vëmendje, përqendrimi dhe shfaqje të hiperaktivitetit, por nuk diagnostikoheshin dhe trajtoheshin në mënyrën e duhur. Në ditët e sotme, kur edhe njohuritë janë shtuar për raste të tilla, sigurisht që është përmirësuar diagnoza dhe trajtimi i fëmijëve të tillë. Sot nuk ka pse të ketë më ndjesi inferioriteti në radhët e fëmijëve, për aq kohë sa kemi të bëjmë me një çrregullim që me vëmendjen e duhur të profesionistëve, sigurisht që mund tëtejkalohet.