Enciklopedike

CUDI / Suedi, 61 mijë persona thërriten gabimisht në një interviste pune

sweden

Është dashur ndërhyrja e policisë për shpëndarjen e turmës së xhindosur të të papunëve, pasi një zyre punësimi në Stokolm ftoi gabimisht për një seri intervistash pune plot 61 mijë persona. “Diçka nuk ka funksionuar në listën tonë të e-mail-eve, çka krijoi një situatë kaotike”- shpjegon drejtori i zyrës “Clas Olsson”, ndërsa shton se kur dërgohet një e-mail, duhet kontrolluar mirë se kujt i është drejtuar. Në të vërtetë e-mailin duhet të merrnin rreth një mijë vetë, ndërsa duket se njoftimi gabimisht u shkoi të gjithë të papunëve të rregjistruar në këtë zyrë. Për pasojë u krijua një rradhë me qindra persona, ndërsa tensioni arriti deri në atë pikë sa nëpunësit e zyrës lajmruan forcat e policisë.”Kur mbërritëm në vendngjarje kishte kishte një mizëri njerëzit që ishin mjat të irrituar”- tha një agjent i policisë. Fatmirësisht, forat e rendit policia arritën të vendosnin rregull, duke evituar që situata të përshkallëzohej me tej. Nuk janë gjetur ende shkaqet e këtij gabimi trashanik.

Leave a Reply

Back to top button