Edhe një herë, lojërat vendosen në Shangai. Nga fillimi i kësaj krize, në një muaj, burda kryesore kineze ka humbur 40%: kriza më e rëndë pas asaj të viteve 2007-2008. Një krizë që përkeqësohet për shkak të rënies së naftës. Duhej të ishte bekim, por është mallkim. Sepse shkaku nuk është vetëm tepria e ofertës, por edhe dobësimi i kërkesës.
Por, nëse Kina me më shumë se dy dekada rritje, është në gjendje të realizojë “një ulje të butë” drejt një rritjeje ekonomike më të qëndrueshme, dhe Amerika, me gjashtë vjet rritje ekonomike, mundet që ta përballojë një frenim të ekonomisë reale, ajo që duket e pashpresë është Europa. Kontinenti i vjetër nuk ka ngritur kokë prej 2008-ës, dhe që atëherë, recetat e Berlinit dhe Brukselit kanë prodhuar edhe dy recesione. Prandaj sot, të gjithë janë të shqetësuar që dy udhëheqës të fuqishëm si Merkel dhe Hollande i kanë sytë vetëm nga Kina… A thua kjo është një fatkeqësi natyrore e papërballueshme…