Bota

Daily Telegraph akuzohet për censurë në mbulimin e skandalit “HSBC”

obornePeter Oborne, një prej penave historike të gazetarisë britanike, ka dhënë dorëheqjen nga roli i komentatorit politik tek Daily Telegraph, duke akuzuar drejtuesit e të përditshmes konservatore britanike se kanë mbuluar detaje të rëndësishëm në rrëfimin e skandalit të HSBC.
Në fakt ky institut i kredidhënies shfaqet në listën e sponsorizuesve të gazetës britanike. Një arsye që sipas Oborne ka justifikuar një trajtim favorizues nga ana e Daily Telegraph në kronikën e investigimit të Luxleaks, ku Hsbc ka patur një rol të rëndësishëm. Letra e lamtumirës drejtuar lexuesve të Oborne ka shkaktuar një debat të fortë në Mbretërinë e Bashkuar mbi pavarësinë e medias. Dorëheqja e Oborne është botuar tek Open Democracy.

Leave a Reply

Back to top button