Kinema & TV

Daniel Craig: Ju tregoj Xheims Bondin tim

Screen Shot 2015-09-04 at 10.55.54 AM

Jeta e Xhejms Bondit? Nuk është e gjitha “trëndafila dhe joshje”, siç mund të mendohet. E thotë Daniel Craig, aktori anglez i cili nga 2006 është futur në rolin e spiunit brilant, të ideuar nga Ian Fleming. I intervistuar nga “Esquire” pak kohë para daljes në sallat e kinemasë të “Specter”, të 24-tit film kushtuar agjenit 007, ylli 47-vjeçar nuk ka hezituar ta përkufizojë, “vetëm” si heroin shumë elgant në smoking, të cilit i huan pamjen e vet në ekranin e madh.

“Ka shumë trishtim”, ka deklaruar Craig. “Bën dashuri me gjithë ato gra shumë të bukura, por pastaj ato ikin. Është e trishtueshme”. Me një vështrim sipërfaqësor, fantazia e një burri të ftohtë e kurajoz, i aftë të ushtrojë një joshje të parezistueshme mbi gratë, mundet të duket tërheqëse. Por është “e diskutueshme”, ka shtuar aktori.

Craig e ka pranuar se nuk ndien shumë afri me Bondin, por ka uruar që një ditë rimishërimi i tij – i gjashti qysh kur seriali ka nisur rrugën në fillimet e viteve ’60-të – do të konsiderohet më pak “mizgun dhe seksist”, në krahasim me paraardhësit (shpresojmë që Sean Conory të mos ofendohet).

Craig ka zbuluar më pas presionin e madh që ka shoqëruar punën e “Spectre”, mbi të gjitha në sajë të suksesit global të paraardhësit “Skyfall”, që është ende filmi britanik me më shumë arkëtime, i të gjitha kohërave. “Mund të më ish bërë si një albatros rrotull qafës”, ka rrëfyer aktori. “Por në fund nuk ka qënë kështu, pavarësisht stresit të fillimit”.

Në trupën e filmit, divi anglez ka mundur të mbështetet nga Sam Mendesi, me të cilin mirëkuptimi është gjithmonë i lartë: “Kemi gjetur “shinat” tona. Me Skyfall kishim nisur një bisedë dhe isha shumë me ankth, për t’i dhënë fund”. Pritshmëritë mbeten shumë të larta, por, e thënë nga Craig, trupa e filmit dhe prodhuesi e kanë ndërgjegjen të pastër: “Kemi dhënë më të mirën dhe është një ndjesi e bukur”. Përgjigja finale, megjithatë pret gjithmonë shifrat shitjes së biletave./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button