Në vitin 1494 Duka i Milanos i dha një detyrë Leonardo Da Vinçit, për atë që do të ishte piktura më e famshme, por edhe më e keqtrajtuara nga kohërat. Edhe në karrierrën e tij artistike ishte një vit zhgënjyes. Kishte 12 vjet që ishte në shërbim të Dukës Ludovik Sforca, i quajtur ndryshe Zeshkani. Leonardoja mbante kryesisht funksione oborri, që i shkonin për shtat një mjeshtri ceremonish, ndërkohë që në studion e vet skiconte projekte fantastike të armëve të luftës, si dhe kryente hulumtime shkencore mbi çështje të ndryshme. Megjithatë kishte realizuar pak piktura, a thua se kjo nuk ishte më në interesat e tij.
Në të njëjtën kohë ishte i dhënë pas një projekti që mblidhte të gjitha anët e gjenialitetit të vet, artistik dhe inxhinierik: bëhej fjalë për një skulpturë të madhe kalorësiake të Dukës Sforca. Ai e prezantoi modelin në vitin 1493 dhe filloi punimet për ndërtimin e saj, po atë vit. Skulptura kërkoi 70 ton bronx.
Ndërkohë, në arenën politike, Karli i 8-të i Francës pushtoi Italinë dhe i drejtoi trupat drejt Milanos. Nisur nga ky rrezik, Duka vendosi të përdorë të gjithë bronxin e skulpturës në ndërtim e sipër, për prodhimin e topave dhe shpatave. Ëndrra e Leonardos u copëtua. Prania e tij në oborrin e Zeshkanit mund të ishte e rrezikshme. Për fat, pikërisht në atë kohë …
[real3dflipbook id=”1257″] |