Të gjithë kemi inatet tona, por disa aspekte janë të lidhura ngushtësisht me shenjën e horoskopit. Mëposhtë do të gjeni shkurtimisht se cilat janë gjërat që nuk duron dot çdo shenjë horoskopi.
1. Dashi – Nuk duron dot të humbasë në një debat. Edhe nëse e ka gabim, sërish mundohet pafund të japëargument në favor të bindjes së vet për të triumfuar në debat. Nëse të tjerët e mposhtin, me shumë gjasa do të mbajë inat për një kohë të gjatë.
2. Demi – Nuk duron dot kujtimet e këqija. Mbajnë mend shumë detaje të ngjarjeve të jetës së tyre dhe sidomos ato të momenteve më të këqija. Edhe pse nuk e durojnë dot këtë aspekt të vetes, e kanë shumë tëvështirë të ndryshojnë.
3. Binjakët – Binjakët nuk e durojnë dot faktin se mund të mos e dinë përgjigjen e diçkaje. Nëse zihen ngushtë me ndonjë pyetje, përgjigjen e së cilës nuk e dinë, pas diskutimit do të shpenzojnë orë të tëra duke lexuar për atë tematikë.
4. Gaforrja – Nuk e përballon dot humbjen e një kafshe shtëpiake, apo të ndonjë familjari. Janë shenjëshumë e ndjeshme dhe lidhen shumë shpirtërisht me njerëzit e tjerë dhe kafshët shtëpiake. Nëse ndodh njëtragjedi, ata shkatërrohen totalisht.
5. Luani – Nuk e duron dot dhimbjen, mërzitjen, vuajtjen e brendshme. Në rastet kur përjetojnë njëdhimbje të madhe, personat e kësaj shenje mundohen të bëjnë çdo gjë për të mos e mbajtur mendjen aty. Dalin, merren me shumë punë, vetëm për të mos kujtuar çfarë ka ndodhur.
6. Virgjëresha – Nuk i duron dot gabimet. Personat e shenjës së Virgjëreshës janë shumë detajistë dhe duan që çdo gjë ta realizojnë në mënyrë perfekte. Ata nuk e durojnë dot të bëjnë gabime dhe kur diçka e tillë ndodh, përpiqen në dhjetëra mënyra për ta ndrequr.
7. Peshorja – Trishtohet shumë kur humbet një mik. Janë shenjë e brishtë në horoskop që krijojnë shumëpak lidhje shpirtërore me të tjerët, ama kur krijojnë shoqëri apo lidhje, i përjetojnë shumë keq humbjet e tyre.
8. Akrepi – Nuk e duron dot të humbasë një të dashur. Akrepi dashuron marrëzisht dhe nëse fillon tëndiejë shumë për dikë, e përballon shumë keq ndarjen apo humbjen e atij personi. Janë shenjë shumë e ndjeshme kur vjen çështja tek lidhjet romantike.
9. Shigjetari – Nuk i durojnë dot përgjegjësitë. Personat e shenjës së Shigjetarit pëlqejnë ta jetojnë jetën lirshëm, nuk preferojnë të përfshihen në gjëra që kanë shumë përgjegjësi. Është e vështirë të gjesh njëShigjetar të marrë përsipër aktivitete me përgjegjësi të madhe.
10. Bricjapi – Nuk e duron dot të dështojë. Janë persona që përpiqen shumë për t’i arritur synimet e tyre, aq sa nuk e pranojnë dot humbjen. Nëse një Bricjap dështon në një aspekt të caktuar të jetës, do tëpërpiqet që të triumfojë në shumë aspekte të tjera, pasi nuk e pranon dot humbjen.
11. Ujori – Nuk e pranon dot të kritikohet nga të tjerët. Personat e shenjës së Ujorit janë shumë të heshtur dhe flasin pak, shumica janë introvertë. Ata e përjetojnë shumë keq, kur dikush i nxjerr në pak një aspekt të personalitetit të tyre që duhet ta ndryshojnë, pra kur i kritikojnë për diçka.
12. Peshqit – Nuk e durojnë dot që gjithë gjërat e mira kanë një fund. Janë persona, të cilët duan që gjërat e mira të zgjasin gjatë, të mos përfundojnë kurrë. Mirëpo jeta është ndërtuar në mënyrë të tillë që gjithçka e ka një fund. Peshqit e kanë të vështirë ta pranojnë një fakt të tillë.