Covid19MAIN

“Dashnorët” e rinj të natyrës? Një nga efektet anësore të Covid -19

Çfarë duhet që disa njerëz të dalin jashtë në natyrë? Studiuesit thonë se për disa banorë të qytetit, u desh pandemia e Covid-19. Një studimi i ri, zbulon se 26 për qind e njerëzve që vizituan parqet gjatë muajve të parë të pandemisë së Covid-19, kishin dalë rrallë ose asnjëherë shëtitje në natyrë vitin e kaluar.

Studimi, nga studiuesit në Universitetin e Vermontit në SHBA, është një nga të parët që  eksploroi mënyrën sesi Covid-19, e ka ndryshuar marrëdhëniet e amerikanëve me natyrën. “Si shumë njerëz, ne vumë re një rritje të madhe të numrit të vizitorëve në pyjet urbane dhe parqe në ditët e para të pandemisë”- thotë autori i i studimit Brendan Fisher i Universitetit të Vermontit.

Për studimin, studiuesit anketuan vizitorët në 25 parqe dhe zona natyrore përreth Barlingtonit në Vermont, një zonë me afro 214.000 banorë, ose gati 1/3 e popullsisë së shtetit. Ekipi vëzhgoi një grup prej mbi 400 personash, kur hynë në fuqi masat kufizuese për shkak të pandemisë.

Në atë kohë, gati 70 për qind e përdoruesve të parkut shtuan vizitat e tyre në natyrë. Një numër dërrmues i të anketuarve – 81 për qind – raportuan një rritje të rëndësisë për këto zona dhe qasjen në to. Gati 70 për qind e vizitorëve, që dilnin për herë të parë, thanë se qasja në këto vende gjatë Covid-19 ishte shumë e rëndësishme për ta.

Arsyet më të zakonshme të përdoruesve të parkut ishin dalja jashtë shtëpisë, ushtrimet fizike, lidhja me natyrën, gjetja e qetësisë, zogjtë, shëtitja e qenve dhe koha e kaluar me fëmijët. Studiuesit zbuluan se 66 për qind e njerëzve, i përdorën këto zona natyrore për të gjetur qetësinë, ndërsa 32 për qind i raportuan këto vende si hapësira për soditje, aktivitete, që janë treguar se zvogëlojnë stresin.

“Qasja në zonat natyrore urbane, mund të jetë duke sjellë përfitime të shëndetit mendor gjatë një kohe, kur ato janë më të nevojshme”-thotë Fisher. Sipas tij njerëzit kanë nevojë për më shumë hapësirë ​​për paqe dhe meditime, si dhe për hapësira të sigurta për të qenë socialë.

Sipas studiuesve, kërkesa për hapësira ​​të gjelbra, po rritet në një kohë kur shumë komunitete po shohin humbje të zonave natyrore urbane.

“Ekspertët e sëmundjeve infektive parashikojnë që viruset, si ato që shkaktojnë Covid-19, do të rriten me frekuencë në të ardhmen”-thotë Nelson Grima, që drejtoi studimin si një studiues post-doktoral. Ky studim – së bashku me një studim tjetër të botuar këtë javë – zbuloi se gratë e kanë rritur veçanërisht aktivitetin e tyre në natyrë gjatë Covid-19.

Back to top button