Zodiak MeB

Dashuri të fshehta, histori në krizë, lajme të mira… Horoskopi për sot, e premte 8 shkurt 2019

DASHI

Ekziston një klimë yjore me fermentim pozitiv. Ju mund të rizbuloni kënaqësinë e përkushtimit ndaj hobit tuaj të preferuar dhe të organizoni programe shumë të mira me njerëzit që keni afër. Historitë e dashurisë në krizë, ose jo të përcaktuara mirë, do të fitojnë stabilitet më të madh. Ditë e mirë, terren i mirë për “gjueti” për ata që janë vetëm dhe për të gjithë ata që nuk mund të heqin dorë nga flirtimi e aventurat.

DEMI

Ju pret një ditë me një jetë intensive shoqërore. Jini në dispozicion për takime dhe ftesa, nuk do të pendoheni! Do të jeni shumë të zënë, por angazhimet tuaja do të jenë të gjitha të këndshme. Dhe, ajo që ka më shumë rëndësi, nuk do ju rëndojnë. Më shumë se një lajm i mirë edhe nga fronti sentimental, ku mund të prisni orë të këndshme dhe të lumtura, për t’i kaluar me ata që e doni.

BINJAKET

Dita fillon me një zgjim të vrazhdë: duke mos qenë në gjendje që të përplasni pas murit atë orë me zile të mallkuar, ju duhet të ngriheni dhe të përballoni ditën me kurajë! Ju nuk do të jeni njëqind për qind në formë dhe nuk do të keni shumë dëshirë për të vepruar, por ende mund të thoni tuajat. Sidomos në ato situata që kërkojnë punë në grup, ju duhet të jeni shumë delikatë, sot duhet shumë pak për t’u grindur.

GAFORRJA

Hëna ju bën të bisedoni me miqtë, problemi janë debatet: me Venusin në opozitë, Zonja e Bardhë sot bën vetëm thashetheme. Jini të kujdesshëm, mos trazoni ndjenjat tuaja; dikush mund të keqinterpretojë dhe të tallet me ju. Mbrëmja pak me rënie, veçanërisht nëse keni lindur në qershor: një i ftohtë i bezdisshëm, një grindje me një të afërm.

LUANI

Jeta juaj profesionale rrjedh në një atmosferë të seriozitetit dhe vlerësimit, sapo keni mësuar të mos e lodhni veten, duke marrë përsipër detyrat e të tjerëve. Sot ju do të jeni në gjendje të përcaktoni mirë kufijtë e përgjegjësive tuaja dhe do të ruani një marrëdhënie miqësore dhe korrekte me kolegët tuaj. Dashuria do të jetë e pasionuar dhe plot angazhim, madje edhe më shumë sesa mund të prisni …

VIRGJERESHA

Këmbëngulni. Mos u dekurajoni ose zhgënjeni, pavarësisht se çfarë ndodh. Planet tuaja, synimet tuaja, qëllimet që keni janë të vlefshme dhe duhet të ndiqen deri në fund, duke kapërcyer me durim momentet e lodhjes, pengesat dhe zvarritjet! Nëse mendimet e këqija ju shqetësojnë, bëni diçka për t’i eliminuar ato: meditoni, dëgjoni muzikë të mirë, merruni me sport.

PESHORJA

Prozhektorët e yjeve janë të drejtuar nga puna. Ju keni, në fakt, disa gjëra për të bërë; ndoshta rishikimin e një projekti ose thjesht plotësimin e asaj që keni nisur. Ju do ta vini zemrën tuaj për këtë! Lërini kohë vetes dhe të dashurit tuaj; mos lini pas dore palestrën dhe aktivitetin sportiv: do ta shijoni shumë. Qetësi në frontin sentimental.

AKREPI

Falë Hënës tek Peshqit, përjetoni një atmosferë gëzimi dhe pozitiviteti. Dita do të jetë e kënaqshme për ju, për sa i përket punës, biznesit dhe studimeve. Ju do të rrethoheni me njerëz që ju pëlqejnë, të këndshëm, jo-banalë dhe atmosfera do të jetë ndryshe nga ditët e kaluara. Dashuria dhe jeta në çift rifitojnë peshë dhe interes. Ata që janë vetëm do të kenë disa shanse të mira.

SHIGJETARI

Me hënën e shtrembër ka pak gjëra për të bërë … Një ngjarje e papritur, gjatë mëngjesit, mund të kthehet në një biznes, një takim ose një projekt që ju e mendoni fitues. Përmirësohet atmosfera në pasdite, një paralajmëruese e zgjidhjeve të shkëlqyera dhe lajmeve të mira, si për punën ashtu edhe për sferën e dashurisë. Jeni në çift? Ju do të keni nga partneri stabilitetin emocional që kërkoni!

BRICJAPI

Ju ndiheni mirë, në harmoni me mjedisin rreth jush. Në fakt, kjo ditë sjell sigurinë, stabilitetin në dashuri dhe marrëdhëniet dashurore: do të jenë gjërat e vogla të çdo dite që ngrohin zemrën tuaj dhe mbushin shpirtin me gëzim dhe kënaqësi! Kënaquni me partnerin tuaj dhe miqtë, pa lënë pas dore, dietën e rregullt shëndetësore dhe sportive.

UJORI

Përgatituni për një projekt që dëshironi të realizoni me gjithë forcën tuaj, është koha për të vepruar dhe për të arritur qëllimin. Kjo rrit prestigjin tuaj shoqëror: për këtë arsye, në punën tuaj, në veprimtarinë tuaj do të ecni përpara me shpejtësi. Kohë e mirë për të rifilluar historinë tuaj të dashurisë. Kohë e mirë për të rregulluar llogaritë personale dhe familjare.

PESHQIT

Energjia dhe pasioni janë të ndërthurura pozitivisht me shpresën për arritjen e qëllimit tuaj dhe ndoshta edhe fitimin e një pushimi të mirë si shpërblim. Ju po bëni projekte ambicioze: a do të jeni në gjendje t’i çoni të gjithë përpara? Hijeshia juaj mund të tërheqë vëmendjen tuaj, por gjithmonë nëse kjo është ajo që ju dëshironi … Shumë ëmbëlsi në dashuri. Keni dëshirë për të ikur diku së bashku.

/ bota.al

Leave a Reply

Back to top button