HistoriMagazine

Dashuria e ndaluar, beteja të përgjakshme, ai kalë i drunjtë… Të (pa)vërtetat e legjendës së Trojës

Ndoshta tundimi i Mikenasve, për të sulmuar Trojën dhe për ta plaçkitur, ishte shumë i fortë për ta. Nuk mundeshin t’i rezistonin. Kështu që, mbase Homeri ka marrë një përplasje dyshekullore për pasuri dhe pushtet, i ka shtuar një histori klasike dashurie, disa grindje mes hyjnish – dhe e ka distiluar në një sagë lufte 10-vjeçare? Ndoshta kurrë nuk do ta dimë me siguri. Por cilado të ketë qenë arsyeja që shtyu këtë shkrimtar grek t’i dhurojë botës rrëfimin e tij, mund të jemi të sigurt për një gjë: rezultatet kanë qenë spektakolare

Mund të thuash se një prej sukseseve më të mëdha të kinemasë, në 15 vitet e fundit, kishte 3 mijëvjeçarë që po bëhej gati. Kur filmi “Troja” doli në vitin 2004, mijëra adhurues të kinemasë në të gjithë globin, u ngazëllyen prej skenave të jashtëzakonshme me luftë, peizazhet e kushtueshëm, dhe padyshim, pamjet e Brad Pittit, Eric Banas dhe Orlando Bloomit. Megjithatë, asgjë të re nuk ka deri këtu. Sepse historia e Luftërave të Trojës ka ngjallur kërshërinë e audiencave për më shumë se 3000 vite, që kur u soll për herë të parë në jetë nga një poet jo shumë i njohur grek, i quajtur Homer, në poemën e tij epike, “Iliada”.

Ne nuk dimë shumë për Homerin. Nuk jemi të sigurtë se ku ka jetuar, ndonëse shumë historianë e vendosin atë në shekullin e tetë para Krishtit. Disa madje kanë dyshime nëse një person me emrin Homer ka jetuar ndonjëherë. Por ka një gjë që e dimë me siguri. Dhe kjo është që, rrëfimi të cilin ai e bëri aq popullor në atë kohë, ka rezultuar të jetë një prej më të parezistueshmëve në historinë e njerëzimit…

[real3dflipbook id=”1450″]

Leave a Reply

Back to top button