Ekonomi

“Davos Man” ka të drejtë: Bota është “lëmsh”

Kshte një “ndjenjë të panjohur trullosjeje” midis plutokratëve dhe politikanëve të mbledhur në Davos javën e kaluar, shkruan Ed Conëay në “The Times”. Dhe nuk është aspak çudi. Fenomenet e Brexit dhe Trump paraqesin një refuzim shastisës të kredos së tyre themelore – besimin e tyre të palëkundur, se arritja e rezultateve më të mira në një botë komplekse, përfshin analiza të sofistikuara dhe komprpomise të panumërta.

Votuesit “nuk e hanë më” këtë: Atyre u ka ardhur në majë të hundës me kompleksitetin. Ata kanë parë se si të ardhurat reale janë reduktuar, nga sistemet e paqarta tatimore ka përfituar biznesi i madh, dhe rregullat e lëshimeve në atmosferë prej automjeteve i kanë shtyrë prodhuesit e makinave që të ndërtojnë sisteme për të mos i përfillur pikërisht ato rregulla – dhe ata kanë “arritur në përfundimin se kompleksiteti është një instrument i përdorur nga ata që janë në pushtet, për të mashtruar njeriun e punës”.

Dhe duke qenë se, askush nuk po u jepte më përgjigje të drejtpërdrejta, ata u kapën pas thjeshtësinë qetësuese të zotimeve për të “marrë përsëri kontrollin” dhe për “ta bërë Amerikën të madhe edhe një herë”. Më në fund, pra, dëgjuan mesazhe të qarta me të cilët mund të identifikoheshin. Problemi, natyrisht, është se qeverisja, në krahasim me fushatën, është tejet e vështirë dhe komplekse. “Pavarësisht gjithë dështimeve të veta, të paktën në këtë pikë, Davos Man ksihte të drejtë”. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button