Histori

Debatet: Kur ra me të vërtetë Perandoria Romake?

Screen Shot 2016-03-11 at 11.07.59Ajo që përcakton dështimin përfundimtar të perandorisë është tejet e vështirë. Data më e lehtë për t’u përdorur është rënia e Romës … por cila? Viti 410 nuk shënon fundin e listës së perandorëve romakë perëndimore, dhe as viti 455. Problemi tjetër është se ndërsa Roma qe djepi i perandorisë, në shekullin e V-të nuk ishte as qyteti më i rëndësishëm (Kontandinopoja), as kryeqyteti i Perandorisë romake Perëndimore (qe Ravena).

Data e dytë që mund të përdoret është viti 476, kur Romul Augusti u rrëzua. Përsëri, kjo nuk funksionon për shkak se perandori romak lindor qe akoma personi më i fuqishëm në botë (me përjashtim të perandorit të Kinës). Perandoria e tij mund të jetë bërë të njohur si Perandoria Bizantine, dhe banorët e saj mund të kenë filluar të flasin greqisht, por ata e konsideronin veten po aq romakë sa edhe Jul Çezari – deri në fundin e hidhur që ka ndodhur dy herë.

Perandoria bizantine qe viktimë e Kryqëzatës së Katërt dhe u pushtua në vitin 1204. A ishte ky ishte fundi i perandorisë? Megjithatë, vetëm disa breza më vonë, ajo hodhi poshtë padronët e saj perëndimorë, dhe perandorët u kthyen. Këta do të sundonin deri në pushtimin osman të vitit 1453 (ku perandori i fundit lindor romak, ndryshe nga ai i fundit perëndimor, hyri në histori duke rënë në fushën e betejës).

Atëherë të llogarisim vitin 1453 si fundin e eperandorisë? Kjo është një datë edhe më e vështirë për t’u përdorur, pasi bota e shekullit XV ishte shumë e ndryshme nga ajo e perandorisë Romake në kulmin e saj. Më keq akoma, qëkur Karli i Madh u kurorëzua perandor i romakëve në vitin 800, ka pasur një numër sundimtarëve gjermanikë në Mesjetë që do të pretendojnë të jenë “Perandorët e Shenjtë Romakë”.

Ata nuk ishin diçka e tillë, por titulli ishte ende në lojë. E megjithatë, datat mundet ende të përdoren: kur Konstandinopoja ra në duart e osmanëve, dy dinasti shumë të ndryshme morën titullin e perandorit romak dhe Çezarit. Së pari, sulltani osman mori titullin, sepse ai sapo kishte pushtuar kryeqytetin e vjetër lindor. Së dyti, meqënëse Kostandinopoja kishte qenë kryeqyteti i krishterimit ortodoks, krerët rusë, si mbrojtës të besimit ortodoks, morën titullin Çezar (‘car’ në rusisht). Asnjë nga këto data nuk janë të kënaqshme, kështu që çështja qëndron tek fakti i fundit. Ju cilën datë do të zgjidhnit?/bota.al

Leave a Reply

Back to top button