Ekonomi

DEBATI-EKONOMIA E MAFIAS (II). Të jashtëzakonshëm në shfrytëzimin e mundësive

MISHA GLENNY

Debati ekonomia e mafiasKrimi i organizuar është biznes, dhe jo sjellje e individëve anormalë. Shpesh herë, veprimtaria e tij kërkon zinxhirë të gjatë furnizimi. Mendoni për narkotikët, për shembull: prodhimi në shtete si Afganistani apo Kolumbia, shpërndarja në Meksikë ose Ballkan, zonat e shitjes me pakicë në SHBA ose BE.

Zonat ku shitet me pakicë zakonisht “mburren” për ligje dhe sisteme gjyqësorë shumë të fortë. Ata kanë prirjen të jenë të pasur, me një kërkesë shumë të fortë nga qytetarët për mallrat dhe shërbimet që ofron krimi i organizuar – drogë, fildish, ose gra të trafikuara për qëllime shfrytëzimi seksual.

Krimi i organizuar i fiton paratë, pikerisht në këto zona të shitjes me pakicë. Eshtë parazit, por e fundit gjë që dëshiron, është që të vrasë bartësin e tij. Ai nuk dëshiron të bjerë në sy, për arsye se kjo do të shkaktonte kundërveprimin dhe riskun kryesor që ka biznesi i tij: ndërprerjen prej agjencive të zbatimit të ligjit. Një grup i suksesshëm i krimit të organizuar duhet të ketë aftësinë që të përdorë dhunën, por vetëm nëse kjo është absolutisht e nevojshme. Ai është shumë i vetëdijshëm për rreziqet që sjell tërheqja e vëmendjes së mediave, apo zyrtarëve që merren me zbatimin e ligjit. Dhuna është shumë më e madhe në zonat e prodhimit dhe shpërndarjes. Për arsye se pikërisht në këto zona ndodh transporti i sasive të mëdha të produkteve, drejt zonave të shitjes me pakicë, grupet e krimit të organizuar kanë nevojë që ose ta korruptojnë, ose të përballen me shtetin.

Krimi i organizuar nuk është një rrezik i ri terrorist për Europën, ai ka qenë i pranishëm gjatë gjithë kohës. Në të vërtetë, në disa rajone si Italia e jugut, ai ka marrë një funksion pothuajse shtetëror. Megjithatë, ky rrezik nuk është ekzistencial.

Krimi i organizuar ka tendenca sipërmarrjeje, duke pikasur kudo mundësira. Qeveri të njëpanjëshme britanike i hapën dyert e institucioneve financiarë të Londrës për të gjithë të ardhurit rishtaz, pavarësisht burimit të pasurisë së tyre, dhe tani “City” është një qendër e rëndësishme e pastrimit të parave. Viktimat më të mëdha të kësaj bote të paligjshme mbeten njerëzit e shumë që vriten në Amerikën Latine, Afrikë, Azinë Qendrore dhe në Ballkan, si pasojë e tregtisë për të ngopur dëshirën e perëndimorëve për konsum.

Mënyra më e shpejtë për të zvogëluar ndikimin e krimit të organizuar? Mbyllja e institucioneve financiarë “offshore” dhe dhënia fund e luftës ndaj drogës. Por, kjo gjë mund të jetë e pavolitshme për shumëkënd, dhe jo vetëm sindikatat e krimit.

  • Autor i “McMafia: Një udhëtim nëpër botën globale të krimit” dhe “Tregu i errët: Si u bënë hacker-ët mafia e re”

Leave a Reply

Back to top button