Your Life

Dedikuar nënave: “Një nënë është ajo që të pyet përherë se si je…”

“Një nënë është ajo që të thotë se për drekë ka sjellë bukë të mirë. Jo bukë të freskët. As bukë të ngrohtë. Jo, bukë të mirë. Një nënë është ajo që kur i kërkon 20 euro, të jep 50 euro, në mënyrë që të mos ndihesh në siklet me miqtë e tu në tavolinë. Nëse të teprojnë, të thotë t’i heqësh mënjanë.

Një nënë është ajo që të pyet përherë se si je dhe kur nuk ndihesh mirë, apo kur ke temperaturë nga një i ftohtë i thjeshtë, ajo sërish do të kritikojë se vishesh hollë. Do të vijë drejt teje të të mbërtheje çdo bluzëqë ke veshur dhe do të gatuajë supën e ngrohtë për ty.

Një nënë është ajo që, ti mund të bësh 180 kurse kuzhine, të marrësh diplomë në kuzhinë, por kurrë nuk ke për ta bërë orizin me domate më të mirë se ajo. Dhe prapë ajo do të shprehet se nuk i ka dalë i mirëgatimi: “Herën e kaluar më doli më i mirë, mund ta dëgjosh të thotë.

Një nënë mund të thotë të ecësh ngadalë, edhe pse ti je duke udhëtuar me tren. Mos u mërzit, e bën sepse të do të mirën. Kur një nënë është 50 vjeçe dhe ti 20 vjeç, nëse ajo të kërkon ta shoqërosh për të bërëpazarin, ti me siguri nuk pranon. Kur ti je 40 vjeç dhe ajo 70 vjeçe dhe ti i kërkon të të shoqërojë për tëbërë pazarin, me siguri do ta dëgjosh të thotë: “Më dhembin kockat. Shko ti. Merr perime dhe mish. Mëpas do të jap lekët”.

Një nënë është ajo që kur ti i thua “Natën e mirë”, ajo ta kthen përshëndetjen, por ti shtrihesh të flesh, kurse atë nuk e zë gjumi pa të parë ty të flesh fillimisht”. – Andrew Faber

Back to top button