Analiza

“Deep State” në gjendje lufte: Prapaskena e luftës më të ashpër, që po ndodh sot në SHBA

Përhapja e “Vault 7”, domethënë e 8760 dokumentave kompromentuese të CIA-s nga ana e Wikileaks, ka përkuar me Ditën e Gruas, festë botërore e detyrueshme si Shoah Day. Faqe pas faqesh, kronika televizive pas kronikash televizive lidhur me gratë nëpër sheshe, kronika ndërkombëtare lidhur me një grevë botërore të grave që natyrisht nuk ka ndodhur.

Për “Vault 7”, pak ose asgjë. Fakti që CIA na paska një softuer (UMBRAGE) që jo vetëm spiunon kompjuterët e çfarëdo enti në Shtetet e Bashkuara, por edhe lë gjurmë që në mënyrë false bëjnë të dyshohet se kanë qenë “hakerat rusë” legjendarë, nuk i intereson as Washington Post, as New York Times, që lidhur me historinë e hakerave rusë që kanë falsifikuar zgjedhjet presidenciale, kanë bërë Clinton të humbasë dhe të fitojë “ortaku” i tyre Trump, janë mbushur raportimet për muaj të tërë.

Fakti që CIA ka “porta të prapme” (backdoors) në programet Microsoft që i mundësojnë të futet në të gjitha kompjuterët që përdorin Windows në planet dhe mund të bëjë të njëjtën gjë me Apple dhe me Google; që mund të kontrollojë në largësi makina dhe avionë (e shkëlqyer për vrasjet e maskuara si incidente); që ka krijuar në mënyrë klandestine një aparat kolosal spiunazhi të brendshëm për qytetarët amerikanë, gjë që është e ndaluar me ligj, duke u bërë një lloj NSA-je (National Security Agency) në brendësi me mundësinë e interceptimit të gjithë njerëzit, pa kontroll gjyqësor, nuk ka preokupuar as mediat, as qeveritë e huaja, as senatorët amerikanë. Një farë shqetësimi është shprehur nga dikush për faktin që, siç ka zbuluar Wikileaks, CIA për më tepër ka “humbur kontrollin” e të gjithë arsenalit të saj të spiunazhit kibernetik, domethënë prej neglizhencës ka nxjerrë në rrjet ato programe dhe softe: sepse tani, o Zot i madh, “mund t’i përdorin terroristët”.

Fakti që nga këto dokumenta zbulohet se CIA ka një ekspansion të madh, botëror, një fuqi që bën atë që do pa kontrollin më minimal qeveritar – një realitet përballë të cilit fantazitë komplotiste paranojake, më të guximshme, janë vogëlsira – duket se…

[real3dflipbook id=”1440″]

Leave a Reply

Back to top button