Magazine

Dekorimi i tavolinës së Krishlindjes 2017

Afrohet Krishtlindja dhe të gjithë duam si të prezantojmë pjatat tona, si të dekorojmë tavolinën e kësaj feste. Duhet të zgjidhni me kujdes çdo detaj, por pa e ngarkuar shumë.

Për një tavolinë të këndshme do të ishin të nevojshme: Mbulesa dhe pecetat. Thikat, pirunjtë lugët. Pjatat dhe gotat. Qendra e tryezës dhe qirinjtë.

Zgjedhja e mbulesës: Nëse duam një stil minimalist ose nëse duam të shkojmë në ekstremitetin tjetër duhet të mendojmë për llojin e mbulesës që duam të përdorim. Një mbulesë e bardhë ose ngjyrë kremi do të verë në dukje sendet që do të dekorojmë pjatat, qendrën e tryezës, gotat, kompletin etj. Nëse duam të përdorim një mbulesë të ngarkuar me dekorime të Krishtlindjes duhet të përdorim pjata të bardha në formë katrore ose ovale dhe jo ta ngarkojmë me dekorime në qendër.

Zgjedhja e ngjyrës. Më mirë të zgjidhet një lloj ngjyre dhe ta përdorim në tryezë, p.sh nëse mbulesa është ngjyrë e hapur, pjesa tjetër të jetë në blu dhe ar (është shumë elegante), e kuqe dhe ar, platin dhe jeshil, sipas shijes suaj. Ngjyra e arit është një ngjyrë në modë për tryezat e këtij viti 2017. Po opsioni i mbulesave me dekorime? Nuk është ide e keqe, por duhet të dimë cilin dekorim do të zgjedhim, të zgjedhim një që të mos na e ngarkojë së tepërmi.

Zgjedhja e kompletit. Fillimisht duhet të mendojmë për një komplet që të jetë i mirë, nga ata që i ruajmë për raste. Duhet të dimë numrin e të ftuarve sepse nuk duhet të shtojmë pjata nga komplete të ndryshme, atëherë do të ishte më mirë që të zgjidhnit komplete më ekonomike që të jenë të gjitha njësoj. E njëjta gjë shërben edhe për lugët, pirunjtë e thikat. Nëse keni supë duhen edhe lugë. Mos harroni lugët e ëmbëlsirës. Nëse do të shërbeni peshk duhet të keni edhe thikë për peshkun. Përsa i përket gotave dhe takëmeve të tjera, duhet të vendosni një gotë për ujin dhe një për verën. Më pas mund të hiqni njërën ose tjetrën në varësi nga ajo që pijnë të ftuarit, por e rëndësishme është që t’i gjejnë në tavolinë. Gotat e urimit është më mirë t’i nxjerrësh në fund që të mos zenë shumë vend.

Zgjedhja e qendrës së tavolinës

Mes modeleve të ndryshme të tavolinës ose mes qirinjve që mund të vendosim ka shumë stile. Mund të realizohet një frutore e dekoruar me qirinj, çka do të na lejonte vend dhe shërbim më të mirë. Më mirë të jenë qirinj të vegjël dhe jo shumë të lartë, por nëse janë të lartë vendosini në qendër që më pas t’i hiqni. Një ide tjetër, nëse nuk kini kohë për të realizuar qendra tryeze mund të përdorni zbukurimet, ato që ju kanë tepruar nga pema. Kështu merrni një vazo, futni një qiri të bardhë, shtojini disa zbukurime peme, topa me madhësi të ndryshme dhe të tjera lloje, të gjitha këto realizojnë një qendër të bukur.

Si të servirim

Duhet të fillojmë me pjatat. Poshtë vendosen pjatat bazë që do të jenë edhe pjatat kryesore, mbi to vendosim pjatën ku serviret e ashtuquajtura pjatë e parë dhe në fund vendosim pjatën hyrëse. Përsa i përket thikave dhe lugëve fillojnë nga jashtë brenda sipas radhës së përdorimit. Në të djathtë vendosim thikat me tehun nga pjata, lugën e kthyer sipër dhe spatulën e peshkut. Majtas vendosim pirunjtë fillimisht atë normal dhe më pas pirunjtë e ëmbëlsirës. Radha e gotave është fillimisht ajo e verës, më pas ajo e ujit dhe në fund gota e shampanjës.

Mos harroni të zgjidhni takëme të bukura.

Gëzuar Krishtlindjen!

Burimi: Saborgourment.com / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button