Horizonti.al

Demokraci apo utopi? Aristoteli apo Platoni?

Screen Shot 2015-12-13 at 8.26.51 PM

Ndonëse Aristoteli i detyrohej shumë mësimeve të Platonit, ai e hodhi poshtë idealizmin e mësuesit të tij. Platoni thoshte se vetëm idetë ekzistonin me të vërtetë (gjërat në këtë botë ishin thjeshtë kopje), dhe ai besonte në një shpirt të pavdekshëm. Megjithatë, Aristoteli i shihte gjërat e prekshme dhe eksperiencën e përditshme, si të vetmin realitet të vërtetë. Ai nuk besonte në botë të tjera.

Ata dallonin gjithashtu në statusin e tyre social dhe në mendimin politik. Platoni vinte nga një familje fisnike e Athinës, ndërkohë që Aristoteli ishte një métoikos (një i huaj pa të drejta politike), pasi ai nuk kishte lindur në Athinë. Platoni e kritikonte demokracinë e Athinës, dhe tek “Republika” ai propozonte një shtet ideal me tre klasa: filozofët, që e qeverisnin; luftëtarët, që e mbronin; dhe punëtorët, që prodhonin. Në të kundërt, “Politika” e Aristotelit mbronte demokracinë e moderuar si të keqen më të vogël, dhe kritikonte fort utopitë. Ai shkruante: “Në demokraci, qytetari nuk është i detyruar t’i bindet dikujt tjetër; ose nëse bindet, e bën me kushtin që, edhe ai nga ana e vet, të komandojë; kështu liria pajtohet me barazinë në këtë sistem”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button