Magazine

Demokracia është një koshere

Kur një koloni bletësh bëhet shumë e madhe për folenë e saj, mijëra bletë papritmas ndahen dhe kërkojnë një pemë të re që ta quajnë shtëpi. Grupi vendoset në një degë dhe dërgon qindra bletë për të kërkuar për vende të reja. Kur ato gjejnë një vend të mundshëm për fole, kthehen dhe kryejnë atë që shkencëtarët e quajnë vallëzim me valë, duke zbuluar kështu vendndodhjen e pemës.

Sa më afër ideales që të jetë vendi – i madh, i lartë mbi tokë, me një vrimë të vogël hyrëse nga jugu, aq më shumë ajo i përsërit lëvizjet – deri në 100 herë. Bletë të tjera marrin lajmin dhe dalin për të investiguar. Pasi rreth 75-100 bletë “votojnë” për këtë pemë duke u mbledhur atje, ato arrijnë një kuorum dhe kështu merret “vendimi” i tufës. Por askush – asnjë njeri, domethënë – nuk e di se si bletët i numërojnë votat e tyre. Grupet e bletëve shtyhen nëpër tufë, duke ngjeshur trupat e tyre përkundër bletëve të tjerë. Bletët që janë pushim të dridhen për t’u ngrohur dhe të përgatiten për fluturim. Dridhja tingëllon si një makinë garash që ngrohet. Me përcaktimin e destinacionit, kolonia e sapo lindur është gati të niset. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button