Analiza

Demokracia në Amerikë. Një sistem i ngritur mbi liritë, dhe kërkimin e lumturisë

Sharmi i politikës amerikane

Shtetet e Bashkuara janë sot superfuqia e vetme. Sharmi i tyre qëndron në fuqinë ekonomike, në pasurinë natyrore, në pasurinë materiale, në forcën ushtarake dhe në aftësinë novatore kulturore e teknologjike, që e kanë bërë djepin e shpikjeve më të rëndësishme të shekullit të XX-të. Por ka një tërheqje akoma më të madhe që çlirohet nga institucionet dhe mekanizmat demokratike të saj, që e bëjnë politikën amerikane më të admiruarën dhe më imituarën, por edhe më të urryerën e më të përçmuarën.

Veçantia e sistemit politiko – kushtetues amerikan na jepet në radhë të parë nga kushtetuta e Shteteve të Bashkuara e vitit 1787, që është ende sot ligji themeltar i një kombi që numëronte në fillimet e tij 3 milion banorë dhe që sot u afrohet 320 milionë qytetarëve me origjinë, kulturë, besim fetar, racë dhe etni shumë të ndryshme. Mrekullia e një vijueshmërie kushtetuese të paprecedentë me një ndryshim të thellë politik e social qëndron në karakterin e thjeshtë, por thelbësor, të projektit kushtetues që nuk pretendoi atëhere dhe nuk ka pretenduar kurrë më pas të përshkruajë se cila shoqëri dhe çfarë demokracie duhej të ishin të realizuara, por deshi vetëm të përcaktojë rregullat të cilave duhej t’u përmbaheshin populli dhe shtetet e Unionit.

Parimet e vetme themelore janë ato si të thuash “filozofike” të pavdekësuara në preambul: “I konsiderojmë në mënyrë aksiomatike këto të vërteta: se të gjithë njerëzit u krijuan të barabartë; se nga Krijuesi i tyre janë pajisur me të drejta të caktuara të pamohueshme, midis të cilave janë jeta, liria dhe ndjekja e lumturisë. Se për t’i ruajtur të gjithë këto të drejta u krijuan midis njerëzve qeveri, që e nxjerrin pushtetin e tyre legjitim nga konsensusi i të qeverisurve dhe se çdo herë që një formë qeverie do të demonstrohet pengesë për arritjen e këtyre qëllimeve, populli do të ketë të drejtën që ta modifikojë apo abrogojë…”.

Është kushtetuta mbi 200 vjeçare e pandryshuar bashkë me sistemin politik fleksibël që ka realizuar …

[real3dflipbook id=”1444″]

Leave a Reply

Back to top button