Histori

Demonizimi i Flistinëve nga Izraelitët

screen-shot-2016-10-02-at-9-57-29-am
Të përshkruar si të këqinjtë e izraelitëve të lashtë në Testamentin e Vjetër, filistinët u vendosën në brigjet jugore të Izraelit (që sot përfshijnë edhe Rripin e Gazës). Pas krijimit të vendbanimeve, filistinët formuan një konfederatë qytet-shtetesh që përfshinte Gazën, Ashkelonin, Ashdodin, Gathin, dhe Ekronin. Filistinët hynë në konflikt me izraelitët, sapo nisën të zgjerojnë fuqinë e tyre përtej brigjeve. Për shkak të këtij konflikti, izraelitët jo vetëm demonizuan filistinët, por edhe perënditë e tyre i shndërruan në djaj, duke përfshirë edhe perëndinë-pesh Dagon. Në vende të tjerë në Bibël, filistinët përshkruheshin në formën e gjigandit Goliath, një luftëtar krenar që mposhtet prej luftëtarit David.
Jashtë Biblës, filistinët përmenden në shumë letra siriane, fenikase dhe egjiptiane. Ndërkohë që përgjithësisht mendohet se filistinët ishin një grup popujsh të deteve që u vendosën në atë zonë, jo të gjithë bien dakord për origjinën e tyre. Një prej teorive më të përhapura është se filistinët ishin me prejardhje nga rajoni i Detit Egje, ndërkohë që shumë të tjerë pretendojnë se ishin nga Mikena. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button