Analiza

DESHMITE / Mësuesi i djegur i gjallë. Dhe ulërimat e të vegjëlve

Me kalimin e orëve shfaqen detaje gjithnjë e më të tmerrshëm. Sipas një burimi të ushtrisë që ka folur për televizionin amerikan NBC, terroristët i kishin vënë flakën një mësuesi dhe i kishin detyruar fëmijët që ta shihnin teksa vdiste. “Hynë në klasë dhe e lagën me benzinë në gjithë trupin. Më pas i vunë flakën”, ka rrëfyer dëshmitari. “Më pas i ulërinin fëmijëve që ta shihnin”. Dikush thotë se ka parë të vdesë edhe një fëmijë 2 vjec

paki“Kam parë fëmijë që shembeshin përtokë duke qarë dhe ulëritur. Edhe unë u rrëzova. Vetëm pak më vonë zbulova se isha goditur nga një plumb. Kur hapa sërish sytë i kishin të gjithë fytyrat të mbuluara me gjak dhe përpiqeshin të mbulonin plagët në kokë”. Ndërkohë që numri i viktimave sa vjen e rritet – flitet për mbi 140 të vdekur dhe më shumë se 250 të plagosur – historitë e të mbijetuarve që vijnë nga shkolla e Peshavarit, e cila u sulmua dje në mëngjes nga një komando talebanësh, rrëfejnë një tmerr dhe një frikë të pamundura për t’u imagjinuar.
Ekzekutime me gjakftohtësi
Hynë brenda dhe nisën të qëllojnë në koka, me gjakftohtësi, kush ka shpëtuar ia ka dalë vetëm falë fatit. E di mirë këtë Aamir Ali, student në vitin e dytë të inxhinierisë në shkollën ushtarake të Peshavarit, i cili rrëfen momentet dramatikë që ka përjetuar brenda shkollës. “Isha ulur në korridor me dhjetë shokë të klasës kur dëgjuam të shtëna. Rendëm menjëherë drejt klasës, por militantët na gjetën. Ishin të gjithë të veshur me tunikë dhe e vetmja gjë që na thanë ishte: “lexoni kalman”, ose aktin e besimit tek Islami, rrëfen Aliu. Nga ata dhjetë shokë, Aliu është i vetmi që ka shpëtuar. Se si, nuk e di as ai vetë.
USHTRIA
Të tjerë dëshmitarë i kanë rrëfyer të përditshmes pakistaneze The Express Tribune se si talebanët hynë në klasë dhe nisën të qëllojnë kundër fëmijëve. Ahsan Mukhtar, një student i vitit të dytë mendon se është gjallë vetëm falë mësuesit, i cili sapo ka dëgjuar të shtënat shfaqi gatishmërinë për të grumbulluar të gjithë nxënësit në fund të klasës. Atje, të palëvizur, kanë pritur më shumë se një orë. “Kur të shtënat u qetësuan, erdhi ushtria dhe na shpëtoi”, shton Mukhtar.
Një asistent i laboratorit të fizikës, Mudassar Abbas, ka thënë se disa studentë po bënin një festë kur nisi sulmi. “Kam parë gjashtë apo shtatë vetë që shkonin klasë më klasë dhe qëllonin mbi fëmijë”, ka thënë ai.
Një student i mbijetuar ka rrëfyer se ushtarët kishin ardhur të shpëtonin studentët gjatë një pauze të të shtënave. “Kur dolëm nga klasat pamë kufomat e miqve tanë në korridorë. Të përgjakur. Disave u kishin qëlluar tre apo katër herë”.
Me kalimin e orëve shfaqen detaje gjithnjë e më të tmerrshëm. Sipas një burimi të ushtrisë që ka folur për televizionin amerikan NBC, terroristët i kishin vënë flakën një mësuesi dhe i kishin detyruar fëmijët që ta shihnin teksa vdiste. “Hynë në klasë dhe e lagën me benzinë në gjithë trupin. Më pas i vunë flakën”, ka rrëfyer dëshmitari. “Më pas i ulërinin fëmijëve që ta shihnin”. Dikush thotë se ka parë të vdesë edhe një fëmijë 2 vjec. “Sot kishim një provim në kimi. Sapo mbaroi, teksa qëndroja ulur në laborator, nisën të shtënat – thotë një student që ka mbetur i plagosur. Hynë militantët dhe hapën zjarr kundër nesh. Vdiq madje edhe një fëmijë dy vjec që dikush e kishte marrë me vete në shkollë”.
Vuajtja e prindërve
Frikës së atyre që ndodheshin brenda shkollës u shtohej vuajtja e prindërve që prisnin përjashtë. “Fëmijët e mi ishin këtu kur goditën talebanët”, thotë Ejaz Mohammad, babai i dy fëmijëve që gjendeshin në brendësi të shkollës “objekt” të hakmarrjes talebane. “Më telefonoi dikush dhe më tregoi për atë që kishte ndodhur. Erdha me vrap. Një prej fëmijëve të mi ka dalë shëndoshë e mirë, tjetri është ende brenda. Nuk kam informacione, prindërit e mi po shohin se mos e kanë dërguar tashmë në ndonjë spital. Por deri tani nuk e kemi gjetur, as gjallë, as vdekur”./nbc/
SHQIPERUAR NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button