Letersi

Dëshpërim

Dëshpërim

Kushedi se ku më arratiset vështrimi i nervit,

në këtë mbrëmje që të mer frymën ngeshëm,

ku te tërë bëjnë sikur të dëgjojnë

teksa dremisin syçelë,

nën një gërrhitje të ngjethshme.

Kushedi se kë kërkoj të ndesh, ç’qerpik,

tani që turbull mund të shquhet,

kush është i vërtetë e kush sintetik…

më vjen gjumë..

të fle,

më mirë se sa t’u bëhem ninullë e klithur,

këtyre veshëve e syve të dhjamur…

-Jonida Beqo

Leave a Reply

Back to top button