Analiza

Dështimi i imagjinatës së Perëndimit

democracy
Bota demokratike e fitoi Luftën e Ftohtë, por ka nënvlerësuar këmbënguljen e kërcënimeve të reja ndaj lirisë.
Nga Christopher Walker “Wall Street Journal”
Për demokracitë, ishte mëse i nevojshëm triumfi në betejën e gjatë kundër komunizmit sovjetik. Lufta si gjeopolitike, ashtu edhe ideologjike, apeloi për investime ushtarake, durim dhe vendosmëri. Ç’është më e rëndësishmja, kjo sfidë kërkoi një goxha imagjinate, për të kuptuar dhe iu përgjigjur sfidës sovjetike me ide, instrumentet e mediave dhe teknologjinë, që ishin pjesë e avantazhit natyror konkurrues të botës demokratike.
Pas këtij projekti kërkues, Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera të stabilizuara dolën nga ajo përballje, duke besuar në periudhën pas Luftës së Ftohtë, se bota kishte ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme, dhe forcat joliberale ishin mposhtur.
Duke pasur parasysh shtrirjen e investimeve dhe kohëzgjatjen e luftës, impulsi për t’u çlodhur ishte i kuptueshëm. Megjithatë shumë shpejt, një realitet i ashpër u formësua tejet qartë:Perëndimi demokratik e fitoi Luftën e Ftohtë, por gjatë këtij procesi e kishte humbur imagjinatën e tij politike.
Sot, një grup forcash anti-demokratike, që e kemi parë të jetë përtej sferës së imagjinatës sonë, kanë kapur momentin dhe po kërkojnë të reformojnë rendin botëror. Merrni në konsideratë rigjallërimin e Rusisë. Vetëm pak vite më pare, do të dukej e sforcuar që Moska të aneksonte me dhunë Krimenë, dhe nxiste një luftë të përgjakshme në Ukrainën Lindore, duke shkaktuar një shkatërrim masiv dhe mijëra të vdekur.
Ishte gjithashtu e vështirë të imagjinohej, se në vitin 2015 qeveria ruse mund të shtypte qytetarët e vet, në një shkallë të tillë që të kujton epokën sovjetike, apo se Boris Nemçov, lideri i mirënjohur i opozitës, mund të ekzekutohej me gjakftohtësi pak hapa larg nga Kremlini. Pastaj përsëri, në gusht të vitit 1991, pak vetë mund të parashikonin se vetëm 8 vjet më vonë një ish-kolonel i KGB-së do të vinte në pushtet, duke mbetur udhëheqësi suprem i Rusisë për një dekadë e gjysmë, dhe ndoshta do të mbajë kontrollin e tij mbi vendin edhe për shumë vite të tjera.
Ndërsa kufijtë e imagjinatës së Perëndimit kanë degraduar, ato të fuqive joliberale janë zgjeruar. Epoka e internetit, supozohej se nuk do t’u garantonte më diktatorëve dominimin në gjithçka, që njerëzit dinë dhe mendojnë. Por, Vladimir Putin ka ndërtuar një makinë moderne propagandistike, që ka mundësuar një shpërlarje trush dhe militarizimin e shoqërisë ruse, ndërsa ka paralizuar aftësinë e Perëndimit për t’iu përgjigjur ambicjes së Kremlinit, për përmbysjen e rendit evropian.
Ndërkohë, Kina i është kthyer supozimeve, rreth trajektores së saj saj të supozuar te komandimit nga lart-poshtë. Partia Komuniste Kineze e ka vënë pasurinë e madhe ekonomike të vendit, në shërbim të rinovimit të represionit shtetëror, sesa të liberalizimit.
Zotërimi i teknologjisë moderne dhe mediave, është në qendër të rilindjes së autoritarizmit. Sundimtarët joliberalë të Pekinit, kanë mësuar ta përdorin teknologjinë për qëllimet e tyre, duke sfiduar urtësinë konvencionale dhe kontrolluar fjalimin politik të më shumë se 640 milionë përdoruesve të internetit.
Është e pakuptimtë për njerëzit, që jetojnë në një shoqëri të lirë, që autoritetet kineze mund ta censurojnë me një mendjemprehtësi të tillë, saqë pjesa më e madhe e më shumë se 1.3 miliardë bashkatdhetarëve të tyre, nuk e dinë të vërtetën rreth masakrës së vitit 1989 në sheshin Tiananmen.
I pyetur 15 vjet më parë, në lidhje me ambiciet e Partisë Komuniste Kineze për të censuruar internetin, ish-presidenti amerikan Bill Klinton ishte dyshues, duke u përgjigjur se kjo do të ishte një përpjekje tejet e vështirë. Zoti Klinton, si të gjithë udhëheqësit e tjerë perëndimorë, nuk arritën të imagjinojnë vendosmërinë e autokratëve në Kinë, të cilët së bashku me homologët e tyre në Iran, Rusi dhe Arabia Saudite, kanë rritur për mrrekulli qasjen në internet, duke pakësuar hapësirën për diskursin politik në rrjet.
Duke shfrytëzuar globalizimin në favor të tyre, këto shtete represive kanë pasur sukses në praktimin e autocensurës tek partnerët e tyre perëndimorë, duke përshtatur normat e shprehjes së lirë për akademikët, grupet e ekspertëve, biznesit dhe mediave që kanë shkuar shumë larg në dëshirën e tyre për t’u kontrolluar me dëshirë mbi standardet e tyre, kur të hyjnë në këto vende.
Kjo vetë-censurë gjithashtu, ka ndikuar në aftësinë e Perëndimit për të dalluar dhe për t’iu përgjigjur motiveve dhe pretendimeve autoritare.  Aktorët e fuqishëm joshtetërorë dhe joliberale, e kanë sfiduar imagjinatën tonë. Në Lindjen e Mesme, Shteti Islamik ka dëshmuar imagjinatën e habitshme të përdorimit të teknologjisë moderne, për të krijuar atë që disa e quajnë “Kalifati Dixhital”, dhe përhapur vizionin e tij ogurzi në të gjithë hapësirën kibernetike, dhe rekrutuar sa më shumë njerëz në radhët e tij.
Sulmet e Al Kaedës në 11 Shtator 2001 në SHBA, në emër të fesë, ishin një akt i paimagjinueshëm në Perëndim. Po kështu ishin edhe masakrat e ISIS-it në Irak dhe Siri – gatishmeria e të cilit për të bërë paradë me këto tmerre, ishte diçka e pamendueshme derisa filloi dhuna masive. Kjo sfidë e re ndaj Perëndimit nuk është aq e qartë, sa ishte e vjetra gjatë Luftës së Ftohtë.
Sot ka një numër të madh forcash anti-demokratike. Kjo plejadë, përbën një rrezik më të ndërlikuar dhe të dëmshëm, analiza e të cilës është më e komplikuar. Prandaj, edhe pas më shumë se një viti nga lufta në Ukrainë, është shumë të vështirë të imagjinohet se ambicjet e Kremlinit mund të shkojnë më tej.
SHBA dhe Bashkimi Evropian, s’mund ta konceptojë ende se për shembull niveli aktual i kërcënimit rus ndaj shteteve baltike, mund të evoluojë në diçka edhe më të rrezikshme. Më kryesorja, ne e kemi ende të vështirë ta besojmë, se Rusia dhe fuqitë e tjera të trimëruara joliberale thonë atë që flasin, dhe se do të kërkojnë të reformuar rendin liberal të pas Luftës së Ftohtë, për aq kohë sa ky i fundit nuk mbrohet.
Qasja e shkëputur dhe e vetëkënaqur, në të cilën bota demokratike ka gjalluar gjatë viteve të fundit, nuk është e përshtatshme për mjedisin armiqësor për vlerat liberale që janë ringritur. Pa një përtëritje të qëllimit në Perëndim, dhe një vizioni pozitiv nga demokracitë, fati i botës do t’i lihet imagjinatës pjellore së të tjerëve.
Shënim: Christopher Walker është drejtor ekzekutiv në Forumin Ndërkombëtar për Studime Demokratike në “National Endowment for Democracy”.
SHQIPEROI:Bota.al

Leave a Reply

Back to top button