Analiza

Dështimi i Le Pen, s’ka koalicion antieuro

marshimi i nacionalisteveLiderja e partisë franceze ”Fronti Kombëtar”, Marine Le Pen dështoi në zhvillimin e një votimi kudër euros dhe kundër imigracionit në Parlamentin Evropian, njoftoi sot partia franceze e ekstremit të djathtë në një komunikatë. Le Pen, partia e së cilës doli me fitore të fuqishme në zgjedhjet e 23 majit, ka mbështetjen e partisë holandeze të Geert Ëilder, të Ligës Italiane të Veriut, të partisë austriake të Heinz-Christian Strache dhe të asaj flamane në Belgjikë. Le Pen dështoi në përmbushjen e bashkëpunimit minimalisht me parti të shtatë vendeve pavarësisht nga konsultimet e larmishme me deputetin polak, i cili ka deklaruar se Hitleri nuk dinte gjë për Holokaustin dhe me deputetë të partise antisemite ”Jobbik”. Nën kritika sepse nuk fitoi në mjaftueshëm vende, humbja e Le Pen është bërë edhe më therëse sepse rivali i partisë simotër të Nigel Farage arriti atje ku ajo nuk mundi, duke mbledhur mjaftueshëm deputetë dhe duke arritur një alenacë me partinë italiane, Lëvizja 5 Yjet, falë një disidenti në Frontin Kombëtar

Leave a Reply

Back to top button