Analiza

Detaje të reja tronditëse për çiftin Clinton

bill hillaryNjë libër i ri që pritet të dalë së shpejti, tregon detaje mbi jetën private të ish-çiftit presidencial, lidhje jashtë martesore dhe një martesë të dështuar

Një libër i ri mbi jetën e çiftit presidencial Hillary dhe Bill Clinton që pritet të dalë në 5 gusht, mund të penalizojë shanset e Hillary-t për tu bërë presidente e Shteteve të Bashkuara. “Detaji i Parë i Familjes” titullohet libri i gazetarit Ronald Kessler, i cili është i njohur për vepra me temë shërbimet sekrete si CIA dhe FBI-ja. Libri flet për detaje dhe informacione që dëmtojnë imazhin e çiftit. “New York Times” ka mundur të publikojë vetëm disa pjesë të librit, të cilat ofrojnë detaje të panjohura për jetën private të ish-çiftit presidencial.
Bill Klinton takohet me një biondinë?!
Ndërkohë që lidhja e tij me Monica Lewinsky-n e ka mbushur faqet rozë gjatë gjithë mandatit të tij të dytë, libri i ri tregon se ai tani po takohet me një “biondinë trupmbushur, e quajtur ‘Energizer’”.
Gazetari rrëfen detajet e takimit, kur thotë se vizitat e kësaj biondeje janë të shpeshta. Zakonisht, ish-presidenti pret që bashkëshortja e tij të largohet nga shtëpia dhe shumë pak kohë më pas ai e thërret “mikeshën me gjoks të përkryer”.  Biondina ka arritur të fitojë zemrën e njerëzve më të njohur të Bill Klinton, me biskotat që sjell për gardën e ish-presidentit.  “Nëse ndodh që Hillary është duke u kthyer në shtëpi, mbrojtja e saj e afërt e paralajmëron bashkëshortin e saj në mënyrë që dashnorja e presidentit të mund të largohet nga shtëpia në kohën e duhur”, thotë autori i librit.
Hillary me Bill-in për hir të syrit publik?!
Libri jep një portret jo fort të mirë për Hillary Clinton. Ai mbështetet në informacionet dhe mendimet e njerëzve më të afërt të saj, truprojave. Sipas tyre politikania demokrate është aq e keqe me truprojat dhe aq armiqësore me policët dhe oficerët ushtarakë në përgjithësi, saqë agjentët e konsiderojnë shërbimin ndaj saj, “një formë ndëshkimi”. Imazhi që ofrohet në këtë libër është me vite drite larg nga ai që Hillary Clinton tregon në publik. Libri tregon se zonja 66-vjeçare nuk është më e ngrohtë me bashkëshortin e saj dhe se ka qëndruar bashkë me të, vetëm për shkak se shkurorëzimi është një temë pothuajse tabu në politikën amerikane. Mesa duket dëshira për të fituar postin e Presidentes së SHBA-ve, është ajo që mban gjallë martesën e çiftit. Libri që do të dalë në 5 gusht do e prishë këtë fasadë që është krijuar për vite me radhë për ish-çiftin presidencial./Shekulli Online/

Leave a Reply

Back to top button