Dollari ka qenë në rënie, që nga inaugurimi i Presidentit Donald Trump. Që nga janari, ka humbur rreth 11% kundrejt një shporte të kartëmonedhave të vendeve të tjera.
Por nuk duket se dollari do të shohë një përmirësim të fatit të vet së shpejti, sipas strategut të Deutsche Bank, George Saravelos.
“Dollari është në telashe”, argumenton ai në një njoftim të fundit për klientët, pjesërisht për shkak të disa ndryshimeve kyçe që janë negative për dollarin.
Ndryshimi i parë është se tregu ende nuk po reflekton shtesën e normës nga Fed, të cilën Saravelos e quan “zombifkimi”.
Çështja thelbësore nuk është mundësia e rritjes së normës në vitin 2017. Ajo për të cilën Saravelos po flet është panorama më e madhe, pasiguria afatgjatë për vendimet e ardhshme të Fed, që ai thotë se ka gjasa të vazhdojë.
Aktualisht, pritshmëritë janë për një rritje të normës deri në shtator 2018, sipas të dhënave të Bloomberg për Probabilitetin e Normave të Interesit në Botë.
Ndryshimi i dytë kryesor është se nxitësit e tregut të këmbimeve valutore po shohin një ndryshim rrënjësor. Ndërsa tregu i këmbimit dikur nxitej nga pritshmëritë e politikës monetare, Saravelos argumenton se tani duket se ai nxitet nga një rregullim i balancave të prurjes, që janë akumuluar pas viteve të fundit të politikës monetare globale “të pazakontë”. / Bota.al