Psikologji

Dhe duke u rritur mëson se…

Dhe duke u rritur mëson se lumturia nuk është ajo e gjërave të mëdha.

Nuk është ajo që na ndjek në moshën 20 vjeç, kur, si gladiatorë luftojmë për botën, që të dalim fitimtarë (…)

Duke u rritur mëson se lumturia bëhet nga gjëra të vogla, por të çmuara…

… dhe mëson se aroma e kafesë në mëngjes është një ritual i vogël lumturie, që mjaftojnë notat e një kënge, ndjesia e një libri me ngjyra që të të ngrohin zemrën, që mjaftojnë aromat e një kuzhine, poezia e piktorëve të lumturisë, që mjafton pamja e maces apo qenit tënd për të ndjerë një lumturi lehtësuese (…)

Dhe mëson se të dëgjosh një zë në telefon, të marrësh një mesazh të papritur, këta janë momente të vogla e të lumtura.

Dhe mëson të kesh, në kasafortën e zemrës, ëndrra të vogla por të çmuara.

Dhe mëson se të mbash në krahë një bebe, është një lumturi e pakrahasueshme.

Dhe mëson se dhuratat më të mëdha janë ato që flasin për personat që dashuron…

Dhe mëson se ka lumturi edhe në atë urgjencën për të shkruar në një copë letër, mendimet e tua, se ka diçka hidhësisht të lumtur, edhe në melankoli.

Dhe mëson se pavarësisht mbrojtjeve që ke ngritur,

pavarësisht dëshirës dhe fatit tënd,

në çdo pulëbardhë që fluturon ka në zemër një njeri të vogël e njëkohësisht shumë të madh.

Dhe mëson sa e bukur dhe madhështore është thjeshtësia.

(Richard Bach, nga “Pulëbardha Jonathan Livingston)

Leave a Reply

Back to top button