Analiza

… Dhe etika laike krijoi botën (e re)

Screen Shot 2015-10-20 at 10.46.45

… Pika qendrore është që të kuptohet, se si, dhe përse, popullsi të ndryshme në të katër qoshet e botës, kanë arritur në pikën e nderimit, të atyre perëndive, me një prirje të spikatur për një predikim moral. Cdo kulturë e tillë nuk ka mbërritur rastësisht, nëse ndjekim këtë ide, tek konceptimi i perëndive moralizuese, por ka qenë besimi tek ato që ka favorizuar frymën bashkëpunuese të besimtarëve dhe ka lejuar lindjen dhe mbijetesën e shoqërive të mëdha dhe komplekse. Në një optikë të tillë, pa një stimul të “mbinatyrshëm” për bashkëpunimin, këto forma të zgjeruara dhe komplekse të qytetërimeve nuk do të kishin qenë në gjendje të zhvilloheshin. Perënditë e mëdha, të gjithëdijshme për nga natyra, e dinë gjithmonë se ku ti ndodhesh dhe çfarë mban shpirti yt. Pasi lindën Perënditë e Mëdha dhe shoqëritë e tyre të mëdha, besimi tek to ka kontribuar për të bërë të mundur që fe të ndryshme, si islami, apo zakonet e mormonëve, të përhapeshin kaq shumë, përmes shfaqjes së grupeve vërtetë bashkëpunuese, e si pasojë fitues, ose të thuash më të paktën, më të vlefshëm se të tjerët…

…  Eshtë e qartë se nuk është e lehtë të dakordësohen të gjithë mbi një moral unik laik, por një strategji e përzierë – e bazuar mbi një variacion të temës së imperativit kantian, sa i përket sjelljes individuale, si dhe një lloj etike të përgjegjësisë, sa i përket aspekteve sociale – mund të rezultojë një zgjedhje shumë e mençur. E nënshtruar gjatë kohës, ndaj përshtatjeve dhe përmirësimeve, si dija shkencore …

[real3dflipbook id=”592″]


Leave a Reply

Back to top button