Histori

Dhjetë sundimtarët e mëdhenj të lashtësisë: Qin Shi Huang, perandori që bashkoi për herë të parë të gjithë Kinën

screen-shot-2016-10-27-at-17-50-13

Qin Shi Huang bëri më shumë se sa bashkoi për herë të parë Kinën, dhe u shndërrua në personin e parë që u vetëshpall perandor. Ai ishte gjithashtu truri që qëndronte pas ndërtimit të Murit të Madh dhe mauzoleumit të vet, që përmban edhe ushtrinë e famshme të Terrakotave. Në vitin 246 P.E.S, Qin Shi Huang u ngjit në fronin e shtetit të fuqishëm Qin kur ishte vetëm 13-vjeç. Megjithatë, ai nuk qe gjendje të qeveriste deri kur mbushi 21-vjeç.

Gjatë 17 viteve që pasuan, perandori Qin përdori një kombinim të trukeve politike dhe lidershipit të shkëlqyer ushtarak, për të nënshtruar shtatë shtetet e tjera. Ai eleminoi shumë nga armiqtë e tij politikë, dhe bëri të heshtnin kritikët e tjerë. Në vitin 213, Qin Shi Huang shkoi aq larg sa dogji çdo libër me përjashtim të atyre që kishin të bënin me bujqësinë, mjekësinë, dhe parashikimet.

Të dhënat historike të dinastisë së tij, por edhe librat në bibliotekën perandorake u zhdukën. I uritur ndoshta për një trashëgimi më të madhe e më të mirë, perandori Qin kërkoi vazhdimisht për eliksirin e pavdekësisë.

Në fund përpjekja rezultoi e pafrytshme, teksa ai vdiq pasi gëlltiti disa pilula merkuri të krijuara nga alkimistët. Mjerisht, si shumë nga perandoritë e tjera të formuara në një kohë të shpejtë përmes pushtimit të një udhëheqësi të fuqishëm, Kina që la si trashëgimi Qin Shi Huang, u shemb në më pak se 4 vjet pas vdekjes së tij. Pavarësisht kësaj, ai pati një rëndësi kritike për zhvillimin e vendit si një shtet i bashkuar. Siç thotë historiani nga Harvardi, Piter Boll, ”Ne s’do të kishim një Kinë pa Qin Shi Huangun”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button