Horizonti.al

Dhoma e bestytnive të përjetshme: Cila është domethënia e “derdhjes së kripës”

Screen Shot 2016-04-12 at 13.53.22

Historikisht është besuar se nëse derdh kripë, një person do të ketë fat të keq. Më shumë se sa të sjellë fat të keq, është një ftesë për të futur djallin brenda. Origjina e këtij supersticioni mund të jetë që në lashtësi, pasi kripa përdorej në ritualet dhe praktikat e hershme. Në shumë kultura besohej se ishte një substancë magjike e fuqishme.

Një herë, kripa ishte një mall shkëmbimi shumë i kushtueshëm, dhe derdhja e saj konsiderohej shpërdorim dhe për këtë njerëzit qortoheshin rëndë. Kjo gjë mund të ketë shkaktuar frikë për atë që e derdhte. Gjithashtu, ka një lidhje për faktin që kripa e derdhur sjell fat të keq, sepse Juda paraqitet si ai që derdhi kripën, në pikturën e Da Vincit “Darka e fundit”.

Ka edhe një tjetër besim të krishterë që lidhet me këtë bestytni. Besohet se shpirtërat e mirë ekzistojnë në anën e djathtë dhe djalli është ulur në anën e majtë të Zotit. Kështu, kur derdhim kripë, është e rëndësishme ta hedhim kripën me dorën e djathtë mbi supin e majtë, me qëllim që të mbajmë larg prej nesh fatin e keq dhe djallin./bota.al

Leave a Reply

Back to top button