Enciklopedike

Dhoma e fshehtë e Kullës Eiffel

Screen Shot 2015-04-25 at 21.32.58

Kulla Eiffel ka një apartament të fshehtë në nivelin e saj më të lartë. Apartamenti është në pronësi të Gustave Eiffelit – inxhinieri që e projektoi kullën. Në vitin 1890, një vit pasi Kulla Eiffel u hap, shkrimtari francez Henri Girard tha se Gustav Eiffeli ishte një “objekt i zilisë së përgjithshme” mes qytetarëve të Parisit. Kjo zili, sipas Girardit, frymëzohej jo nga fama që Eiffeli kish fituar si projektues i kullës, apo pasuria që kjo i solli, por nga apartamenti që ai zotëronte në majë të kullë.s Ky apartament, në të cilin vetëm Eiffeli mund të hynte, kish pritur shumë vizitorë të rëndësishëm; një prej më të famshmëve mes tyre ishte Tomas Edisoni. Thuhet se Eiffeli kish marrë shumë oferta nga njerëz që donin të kalonin një natë në apartamentin e tij.

Apartamenti, që kish mbetur i mbyllur për shumë vite, u rihap kohët e fundit. Sot, ai përmban manekinë të Eiffelit dhe Edisonit. Modelet e dyllit paraqesin skenën kur Eiffeli dhe bija e tij mikpritën Edisonin. Po kështu, në Kullën Eiffel janë të skalitur edhe emrat e 72 shkencëtarëve dhe inxhinierëve që e projektuan atë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button