Analiza

Diktatorët e rinj të shekullit 21

CHRISTIAN CARYLnew rich

Në fillim të këtij muaji, banka e investimeve Credit Suisse botoi vëzhgimin e vet vjetor të pasurisë globale. Raporti i bankës është i mbushur me gjetje interesante, por njëra në vecanti të bie në sy. Ka të bëjë me shpërndarjen e aseteve në Rusi, ku, sic thotë raporti, vetëm 110 vetë zotërojnë 35 % të të gjithë pasurisë së vendit. Në të njëjtën kohë, 93.7 përqind e rusëve vlejnë 10 mijë dollarë, apo dicka më pak.
Sic thotë raporti, kjo e bën Rusinë vendin me shpërndarjen më të pabarabartë të pasurisë në botë. Amerikanët, që tani janë gjithnjë e më të shqetësuar për thellimin e pabarazisë në vendin e tyre, mund të gjejnë ndoshta pakëz ngushëllim prej këtij konkluzioni dëshpërues. Edhe në rrethanat aktuale, pasuria në SHBA është sërish e shpërndarë shumë më barabar. Mund të jetë edhe më keq, apo jo?
Ndoshta. Ka shumë pak arsye për t’u ngazëllyer. Rusia është thjeshtë rasti më ekstrem i një tendence mbarëbotërore që mund të jetë një prej rreziqeve më të mëdhenj që has demokracia sot: përhapja e oligarkisë.
Problemi nuk është thjeshtë që disa njerëz në botë sot janë tmerrësisht të pasur. Problemi është se pasuria gjithnjë e më e shpërpjestuar shkon paralel me pushtetin gjithnjë e më të shpërpjestuar. Sërish, Rusia ofron një shembull të përsosur të rreziqeve. Në vitet nëntëdhjetë, një grusht manjatësh me lidhjet e duhura politike mundën të përfitojnë prej marrëdhënieve të tyre të ngushta me Kremlinin e Boris Jelsinit duke shfrytëzuar privatizimin e xhevahirëve të industrisë – mni të gjitha, naftën. Ata manjatë nuk e kishin hic për turp të shfrytëzonin pushtetin e tyre ekonomik për qëllime politikë. Financuan rizgjedhjen e Boris Jelsinit si president në 1996, kontrolluan takimet ministerorë, dhe diktuan politikat e qeverisë. Jo më kot, këta biznesmenë të lidhur me politikën u pagëzuan më vonë me emrin “oligarkë” (“Oligarki” në greqishten e vjetër do të thotë “qeverisja e të paktëve”).
Një prej tyre, që ndërroi jetë këtë vit, Makiavelisti Boris Berezovski organizoi ngjitjen deri në postin e kryeministrit të një ish oficeri të KGB. Por, në fund, Vladimir Putini nuk ishte aspak mirënjohës. Pasi u bë president mbi këmbët e veta, Putini nisi t’i tregojë vendin ish tutorit, duke e detyruar të zgjedhë mërgimin. Putini ua reduktoi fuqinë edhe ish manjatëve të epokës së Jelsinit (mbi të gjithë Mikail Khodorovski, që sot mbu dhjetë vite burgim në një kamp pune të detyruar). Në ven të tyre, ai forcoi një grup të ri biznesmenësh – shumë prej tyre me lidhje me shërbimet e dikurshëm të zbulimit sovjetik – të cilët, i detyrohen mbi të gjitha atij vetë për pasurinë që kanë vënë. Një prej tyre, një tjetër ish oficer i KGB me emrin Igor Sekin, që drejton kompaninë më të madhe të naftës në vend, shihet sot si njeriu i dytë më i pushtetshëm pas vetë Putinit.
Por ky nuk është vetëm problemi i Rusisë. Sic është bërë e qartë tashmë, globalizimi dhe forcat e mëdha ekonomike që ai ka “ndërsyer” kanë pasuruar në mënyrë të pakrahasueshme një elitë të re, dhe shumë të vogël. Quajini si të doni: superklasë, plutokratë, “meritokracia globale”. Ata janë mishërimi i lidhjeve mes pasurisë dhe klasës politike. Dhe ky është një problem që po i irriton gjithmonë e më shumë votuesit, në vende nga Londra, në Kuala Lumpur.
Eshtë një sfidë që merr forma të ndryshme. Në Kinë, anëtarësimi në Partinë Komuniste në pushtet përbën shpesh rrugën më të kollajtë drejt pasurimit. Shumë prej skandaleve të sotëm politikë ndodhin me “princërit”, pasardhësit e zyrtarëve të lartë të partisë, të cilët mishërojnë përzierjen e fuqishme të kapitalizmit nepotik me marksizëm-leninizmin. Falë disa “gërmimeve” të spikatur të gazetarëve të guximshëm në vitet e fundit, kemi mësuar disa gjëra “të mahnitshme” për shkallën e privilegjeve që gëzojnë familjet e pushtetarëve, si presidenti Xi Jinping dhe ish kryeministri, Ëen Jiabao. Por, vështirë se kjo gjë befason ndokënd. Kur mendon që Republika Popullore qeveriset nga shtatë anëtarët e Komitetit Qendror të Byrosë Politike të Partisë Komuniste, atëherë kemi të bëjmë me një numër shumë të vogël familjesh që ushtrojnë një kontroll të pakufizuar mbi një prej ekonomive më të madhe të globit. Në një sfond të tillë, është thjeshtë e natyrshme që pushteti politik dhe ai ekonomik të fuqizojnë njëri-tjetrin.
Sigurisht, situata në Kinë është rezultat i një programi liberalizimi ekonomik të udhëhequr prej një elite autoritare. Në vendet e Perëndimit të zhvilluar, situata është disi e ndryshme. Numri i aktorëve është më i madh; pasuria dhe ndikimi politik janë të shpërndara më gjerësisht. Por, kjo gjë pak i ngushëllon amerikanët, të cilët kanë dalë si të humbur prej Epokës së fundit të Artë. Barazia ekonomike në SHBA u rrit në mënyrë të qëndrueshme gjatë tre dekadave të para të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore, por erdhi e u ndal në mes të stagflacionit dhe rritjes së konkurrencës ndërkombëtare në vitet shtatëdhjetë. Sic e thotë ekonomisti Joseph Stiglitz në një editorial të kohëve të fundit:
“Vitin që kaloi, 1 përqindëshi “në majë” i amerikanëve morën 22 përqind të të ardhurave. 95 përqind e të gjithë të ardhurave që nga viti 2009 kanë shkuar tek ky një përqindëshi. Të dhënat e censusit të bëra publike kohët e fundit tregojnë se të ardhurat mesatare në Amerikë nuk kanë ndryshuar prej pothuajse cerek shekulli”.
Në të njëjtën kohë, toleranca e jashtëzakonshme që ligjet e SHBA i bëjnë lobimit dhe financimeve të fushatave ka lejuar elitat e pasura që të fitojnë një ndikim shumë të madh mbi procesin politik. Tashmë, cdokush që ndjek politikën amerikane, ka dëgjuar historitë për shumat e madha të parave që shpenzojnë manjatë konservatorë të biznesit si vëllezërit Koch; më pak të diskutuar ndoshta janë demokratët e pasur, si George Soros apo Tom Steyer, të cilët kënaqen të përdorin pasurinë e tyre për të ndikuar politikën. Por edhe më pak të dukshme janë korporatat e mëdha dhe shoqatat e industrialistëve, që janë në gjendje të blejnë ligjbërës dhe rregullojnë legjislacionin sipas interesave dhe nevojave të tyre.
Një studim akademik i kohëve të fundit përllogarit që 40 përqind e kontributeve në fushatën politike të vitit 2012 erdhën prej një e qindta e një përqindëshit të familjarëve amerikanë. Kjo shifër ndoshta reflekton rritjen e vetëdijes së elitës së re ekonomike për pushtetin e saj politik – për të mos përmendur apatinë mes segmenteve të tjerë të shoqërisë, që ndihen gjithnjë e më të larguar prej pjesëmarrjes në vendim-marrje. Dobësimi i qendrave alternative të pushtetit, si sindikatat, padyshim që kontribuon në një rritje të cinizmit dhe mosangazhimit. Gjithë këto dëmtojnë premtimin e sistemit demokratik të Amerikës. (Në këtë kontekst, nuk është për t’u habitur që Gjykata e Lartë e SHBA po peshon edhe një herë cështjen e limitit të kontributeve individualë në fushatat elektorale).
Si rezultat, në SHBA po ndodh tashmë një diskutim i zgjeruar i shkaqeve të pabarazisë dhe pasojave të saj politike. Autorë nga George Packer tek Tyler Coëen po nxisin një debat mbi atë që po perceptohet si një prishje e kontratës sociale të Amerikës. Libri i ri i ekonomistit Angus Deaton, “Arratia e madhe” ka brenda dhe një shprehje të paharrueshme: “Nëse demokracia bëhet plutokraci, ata që nuk janë të pasur, janë praktikisht pa të drejtë vote”.
A mund ta ndalim këtë prirje – disa, si Coëen, që besojnë se pabarazia aktuale është kryesisht një funksion i ndryshimeve teknologjikë – janë skeptikë. Të tjerë këmbëngulin se mund ta kundërpeshojmë zhvendosjen drejt qeverisjes prej disa pak vetëve përmes politikave të mencura, të hartuara për të sheshuar terrenin e lojës – mbi të gjitha në arsim, infrastrukturë dhe kujdes shëndetësor. Masat për të kufizuar rolin e parasë në politikë ndoshta nuk do të ishin një ide e keqe. Për ata që ende besojnë në supremacinë e tregut, paketa mund të përfshijë gjithashtu masa të hartuara për të nxitur konkurrencën e shëndetshme në vend të pasurimit të sotëm të korporatave përmes superkompanive me mbështetje politike.
Sigurisht, kjo nuk do të thotë që të hiqet dorë nga kapitalizmi. Sic thonë ekonomistët, globalizimi ka sjellë prosperitet relativ për shumëkënd në të gjithë botën, të cilët më parë as nuk do ta ëndërronin. (Si fillim, mendoni për ata fshatarët kinezë që sot mund të përballojnë tre vakte në ditë – e pamendueshme dikur). Në tërësi, treguesit e pasurisë dhe zhvillimit janë përmirësuar dramatikisht gjatë 50 viteve të fundit. Por asnjë prej këtyre nuk shmang nevojën për të garantuar që fitimet e jashtëzakonshëm që akumulojnë superstarët në majë nuk përfundojnë duke na hequr ne të tjerëve të drejtën e votës. Përndryshe, e ardhmja duket e zymtë.
Po a do të heqin dorë kaq kollaj nga pasuria super të pasurit? Ndonëse “Occupy Ëall Street” sulmoi një përqindëshin e famshëm me shumë energji dhe pasion, impakti politik i lëvizjes ishte në fakt shumë pranë zeros. Eshtë koha për lëvizje të reja politike që të munden të bashkojnë fuqinë e individëve dhe të gjejnë përgjigje koherente ndaj përqëndrimit në rritje të influencës tek ata të paktët në majë. Dhe ka shanse madje që disa prej plutokratëve më të ndricuar do të ofrojnë ide për të fuqizuar shumicën. Ku është Bill gates kur ne kemi nevojë për të?

Leave a Reply

Back to top button